GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Canka: Shpëtuam nga turpi, jam akoma i gatshëm për…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Canka: Shpëtuam nga turpi, jam akoma i gatshëm për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lushnja siguroi qëndrimin në Kategorinë e Parë. Vend për t’u krenuar nuk ka, por të paktën shmangën më të keqen dhe tashmë duhet thjesht të zënë mend për të ardhmen.

Kështu mendon edhe kapiteni Mikel Canka, i cili kujton se gara do të jetë edhe më e vështirë sezonin tjetër. Kur dihet që pjesëmarrëse do të jenë vetëm 12 skuadra, duhen marrë masa të menjëhershme.

Gjatë intervistës së dhënë enkas për “Panorama Sport”, sulmuesi thekson se verdhejeshilët duhet të bëjnë më shumë, nëse duan që të kthehen konkurrues në kampionat, dhe pse jo, të pretendojnë elitën. Flet edhe për veten, por edhe për planet për vazhdimësinë.

Hapur e thotë që ende nuk e ndien të tërhiqet nga futbolli i luajtur, ndërsa zbulon se kurrë nuk i ka pëlqyer që të bëhet trajner.

 

Si e përjetuat fitoren?

Ishim përgatitur për ta fituar atë ndeshje dhe ia dolëm. Lushnja nuk ka qenë ndonjëherë në këto pozita. Por, ja që në sport duhen përjetuar të gjitha emocionet.

 

Patët dhimbje gjatë lojës?

Kam sakrifikuar shumë. I kam ndier shumë të forta dhimbjet, gjatë gjithë 90 minutave. Por, sido që të shkonte, unë do të luaja. Për atë ndeshje do të jepja gjithçka. Ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Një falënderim shkon për doktorin e skuadrës, Arsid Prifti. Nuk u lodh për dy javë rresht. Më ka qëndruar pranë, për të më rikthyer sa më shpejt në fushë.

 

Çfarë i thatë Pepës pas ndeshjes?

E përqafova dhe e falënderova për golin që shënoi. Falë golit të Pepës, sot jemi sërish në Kategorinë e Parë. Shpëtuam një turp për qytetin tonë.

 

Keni hyrë në të 37-at, ndaj rrjedhimisht lind pyetja: a do të vazhdojë Canka të luajë futboll?

Sigurisht që po! Kur të ndiej që nuk kam më se çfarë të jap, do të vendos të tërhiqem. Por, ndiej që jam akoma i gatshëm për të dhënë në futboll.

 

Mendoni se një ditë do të jeni trajner i Lushnjës?

Është një pjesë që nuk më ka pëlqyer ndonjëherë, por jetës nuk i dihet.

 

Kampionati i ardhshëm do të jetë me 12 skuadra! Çfarë sugjeroni për Lushnjën e së ardhmes?

Do të jetë një kampionat më i fortë. Duhet punuar dy muaj para nisjes së kampionatit. Me këtë gjë, me këtë pjesëmarrje me 12 skuadra duhet një riorganizim i hershëm dhe i plotë.

 

U bënë 6 vite në Kategorinë e Parë, mendoni se këtë herë do të veprohet ndryshe?

Kam besim se vitin tjetër do të ndërtohet një Lushnjë shumë e fortë. Kam besim te drejtori Marjus Liçka, që do t’i bëjë gjërat me siguri dhe inteligjencë./PanoramaSport

Etiketa: CankalushnjaSport

Lajme të lidhura

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme
Sport

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Para
Edicioni i 80-të i Turit të Shqipërisë, një britanik shpallet kampion

Edicioni i 80-të i Turit të Shqipërisë, një britanik shpallet kampion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut
Aktualitet

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26

Përplasja mes mazhorancës dhe opozitës për çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, është zhvendosur edhe në Konferencën e Kryetarëve,...

Lexo më shumë
Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

10:32 - 01/10/26
Pasi bëri pazare me jetën e pacientëve, mjeku Edmond Gashi thyen edhe “arrestin e shtëpisë”, frekuenton lokalet

“Onkologjiku”/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim mjekun Edmond Gashi dhe dy të tjerë

10:23 - 01/10/26
Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

Drafti i Ramës për Kodin Penal alarmon gjyqtarët dhe prokurorët: Pengohen hetimet anti-korrupsion

10:10 - 01/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com