GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera e inceneratorëve, PD i drejtohet SPAK: Kur do hetohen autorët e ‘masakrës’ financiare?

12:42 - 06/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e inceneratorëve, PD i drejtohet SPAK: Kur do hetohen autorët e ‘masakrës’ financiare?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike i ka kërkuar “llogari” SPAK përse nuk po hetohen “autorët e masakrës financiare”, pas denoncimeve me fakte, emra dhe shifra të skandalit të inceneratorëve. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat iu drejtua organit të drejtësisë duke i pyetur se kush e ka fuqinë dhe çfarë ia mban gojën mbyllur, duke theksuar se në një kohë kur gjithë Shqipëria gumëzhin, vetëm SPAK nuk flet.

“Partia Demokratike do të vijojë edhe sot me “Pesë pyetjet për inceneratorët”. Do të vazhdojmë me to deri kur SPAK të hetojë autorët e vërtetë të ‘masakrës financiare’ të aferës korruptive të inceneratorëve. Në lidhje me inceneratorin e Tiranës, i cili është edhe më spektakolari në mbrapshtinë e vjedhjes dhe anti-ligjit, dua të bëj një pyetje për mediat. U drejtohem televizioneve shqiptare, gazetave e portaleve, ju media e gazetarë. A mundet njëri nga ju, për hir të së drejtës së informimit, t’i tregojë shqiptarëve pamjet e inceneratorit të Tiranës? Ku është? Kush e ka parë? Si duket? Na e tregoni si duket një incenerator. Nuk mundeni sepse nuk ekziston. Mbetjet e Tiranës futen në landfillin e Sharrës. Aty ku janë futur edhe më parë. I vetmi ndryshim është se fatura shqiptarëve u shkon për incenerim. Qytetarët e Tiranës sot paguajnë 80 mijë dollarë në ditë, për pastrimin e qytetit dhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk ndodh” – u shpreh Këlliçi në deklaratën e tij.

Më tej ai i drejtoi pesë pyetje SPAK-ut, se pse personat e përfshirë në këtë aferë nuk marrin përgjegjësitë që u takojnë.

“Tani disa pyetje, mendoj krejt bazike, për SPAK-un:

1) Pas gjithë denoncimeve me fakte, data, emra dhe shifra, për një çështje që flitet në çdo mjedis, në parlament, nëpër kafene, në rrjete sociale dhe media, si ka mundësi që gumëzhin gjithë Shqipëria dhe vetëm ju nuk flisni?! Çfarë ju mban gojëmbyllur? Apo më mirë t’ju pyes, kush e ka fuqinë t’ju mbajë gojëmbyllur?

2) Përse nuk thërritet Erion Veliaj për dokumentin e firmosur në mars të vitit 2017, atëherë kur me firmën e tij ndryshoi fatin e kontratës për inceneratorin e Tiranës? Përse ky trajtim i veçantë për Veliajn?

3) Po Arben Ahmetaj përse nuk trajtohet nga drejtësia? Përse nuk e hetoni? Ka ndonjë status të veçantë?

4) Përse qeveria vijon të disbursojë qindra mijëra euro për pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim?

5) Përse Mirel Mërtiri nuk shpallet person në kërkim ndërkombëtar, njëlloj si miqtë e tij si Zoto e Gugallja?

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të vështira për drejtësinë e dorëzuar.

Ne kemi një përfundim për të gjitha këto pyetje: ndodh kështu SEPSE ATA (dmth Rama-Veliaj-Ahmetaj-Balluku-Zoto-Mertiri-Gugallja) I NDAJNE PARATE SE BASHKU” – u shpreh Këlliçi.

 

Etiketa: aferaautoretfinanciareinceneratorevemasakraPDSpak

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
U kapën 80 mijë litra naftë kontrabandë, Gjykata merr vendimin për kapitenin e peshkarexhës në Durrës

U kapën 80 mijë litra naftë kontrabandë, Gjykata merr vendimin për kapitenin e peshkarexhës në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com