GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

10:05 - 01/10/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) mori të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ku nga hetimet ka rezultuar se ka abuzuar dhe ka paracaktuar fituesit e katër tenderave me vlerë 70 milionë euro, të cilat janë fituar nga kompania “A & E Engineering”.

Dy prej tenderave kanë të bëjnë me projektin e rrugës Korçë-Ersekë, e konsideruar si një aferë korruptive, më konkretisht tenderi për projektimin e rrugës dhe mbikqyrjes së punimeve, të dy të fituar nga kompania “A & E Engineering” e Entela Çanos, në konflikt të hapur interesi.

Rruga Korçë-Ersekë, gjithsej 35 km e gjatë, ka kushtuar rreth 72,4 milionë euro pa TVSH, një kosto që u trefishua nga Qeveria Rama, e cila përfundoi gjysmën e projektit. Ajo duhet të përfundonte në qershor të vitit 2023. Por afati u shty me një vit dhe teksa pritej inagurimi, një pjesë e rrugës u ‘shemb’ ende pa nisur qarkullimi i mjeteve. Punimet për këtë aks rrugor u kryen nga kompania “A.N.K ” e familjes së ish-deputetit Ndue Kola.

Për hetimet në fjalë, SPAK u bazua në dy kallëzime, ku një prej tyre ishte bërë nga Romeo Nazarko, me profesion inxhinier gjeodet, i cili si njohës i mirë i ndërtimit, zbuloi shkelje të rënda kriteret dhe format e ndërtimit të rrugëve në Ersekë.

Në një intervistë për Dritare, Nazarko tha se ai e ka depozituar kallëzimin penal që në vitin 2020, ku dëmet tani janë të parikuperushme, por sqaroi se në kallëzimin e tij, nuk përfshihej kryebashkiaku Erion Isai, por ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdho, për të cilët ende nuk ka asnjë masë ndaj tyre për aferën në fjalë.

“Ai kallëzim është bërë në vitin 2020, që është drejtori i ARRSH-së, ministrja e linjës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe pronari, i firmës. Ju nuk e keni kallëzuar Erion Isain? Jo nuk e kam kallëzuar. Por është ai që është thirrur, as zonja Balluku Verdho? Janë thirrur, por sot për sot kanë dalë Erion Isai dhe 7 punonjës të tjerë të Bashkisë.” – tha Nazarko, ku më tej ai shpjegoi dhe se çfarë e shtyu për të bërë kallëzimin në fjalë.

“Jam nga fshati ku duhej të mbaronte vepra dhe si inxhinier e kuptova menjëherë se projekti nuk përputhej me terrenin. Rruga ishte miratuar që në vitin 2010, me gjurmë të qartë në aksin perëndimor. Më pas u ndryshua dhe u vendos në aksin verior, pa lidhje me terrenin. Ishte projekt fiktiv, i bërë në zyrë, jo në terren. Për pasojë, rruga dhe ura ranë, sepse zona kishte ujëra nëntokësorë dhe ishte e paqëndrueshme.

Një rrugë si ajo, duhet të kalonte pranë qendrave të banuara, që njerëzit të mos largohen siç po largohen. Ketë parashikonte projekti fillestar. Ndërtimi i gjurmës së re shkatërroi tokat e ndara me ligjin 7501, i copëtoi pronat dhe pengoi bujqësinë. Fermerët nuk mund të përdorin më tokat me traktorë që të shkojnë në dy krahët e rrugës. Në vend që të kishte zhvillim, u krijuan probleme të reja.

Arsyeja pse u ndryshua gjurma lidhet vetëm me rritjen e kostos. Projekti fillestar kishte kosto 1 milion euro për kilometër. Me ndryshimin shkoi në 5 milionë euro. Në vend që të ulej kostoja, u pesëfishua. Ky ishte qëllimi i vetëm. Unë ia thashë edhe drejtorit të ARRSH-së: mos e turpëro veten, sepse kjo do mbetet turp publik. I thashë se e dija edhe emrin e kompanisë që do fitonte tenderin, dhe pas një jave ndodhi ashtu.”– tha Nazarko në Shqip, ndërsa tregoi se për këtë rrugë kishte çuar në SPAK edhe drejtorin e atëhershëm të ARRSH-së, Ergys Verdho.

“Kam marrë kërcënime, më kanë thënë se do më akuzonin për kallëzim të rremë. Por nuk pata asnjë problem. Nuk po bëja kallëzim të rremë dhe as për arsye personale. Unë kallëzova fenomenin, dhe më pas SPAK i thirri të gjithë. Sa për kryetarin e Bashkisë Erion Isai, atë nuk e kallëzova unë. I kisha shkuar ta lajmëroja që po veprohej gabim, po nuk më dëgjoi. Ai ka dalë në përgjime, dhe shtatë punonjës të tjerë të bashkisë, për shkak se u bashkuan dy dosje, ajo e vitit 2020 dhe një tjetër e vitit 2004 lidhur me tenderë të ndryshëm në Bashkinë e Kolonjës.- tha Nazarko.

“Në vitin 2021, gjashtë punonjës të ARRSH-së u dënuan për shkelje të lidhura me këtë projekt. Pra, doli që kisha pasur të drejtë. Por unë sërish mbaj përgjegjësi morale. Sikur të dëgjoheshin kritikat në kohë, do të shmangej një gabim i madh. Kjo çështje do vazhdojë dhe do ketë fajtorë, po puna është që dosja u vonua 5 vite dhe rruga është bërë. Do e shikoni ne dimër sa probleme do ketë kur të nisin ngricat. Gjithsesi njerëzit do vijojnë të bëjnë rrugën e vjetër, ndaj ka ende mënyra për t’u korrigjuar sadopak. Minimumi, ARRSH-ja duhet të asfaltojë gjurmën e vjetër, që njerëzit të kenë një alternativë të përdorshme, sidomos në dimër, kur rruga e re te mbyllet nga bora, sepse nuk e kap dielli. Një projektues serioz e di që asnjë metër katror rruge nuk duhet të mbetet pa rreze dielli, përndryshe bëhet burim aksidentesh.”- përfundoi inxhinieri projektues.

Etiketa: afereBelinda BallukuKorçë-ErsekëKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26
Para
Priten zgjedhjet në 6 bashki, Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

Priten zgjedhjet në 6 bashki, Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol
Sport

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

08:32 - 26/03/26

Ernest Muçi ka folur para ndeshjes që Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Polonisë, sfidë kjo e vlefshme për...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2026

07:33 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com