GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera McGonigal, Bardhi letër SPAK: Në ç’fazë janë hetimet për Ramën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: A po hetohet Rama e Veliaj? Përgjigjia e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i ka kërkuar informacion SPAK lidhur me ecurinë e hetimeve përsa i takon aferës mes Edi Ramës dhe Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë i FBI.

Kërkesa drejtuar SPAK ka ardhur rreth 1 vit pasi Bardhi depozitoi në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj Edi Ramës lidhur me aferën McGonigal, duke paraqitur të dhëna për kryerjen e 4 veprave penale:

1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë;

2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;

3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.

E ndërsa nuk dihet nëse SPAK ka nisur ndonjë hetim ndaj Kryeministrit Edi Rama pas kallëzimit të SPAK apo nëse Prokuroria Speciale ka kërkuar informacione nga SHBA lidhur me çështjen McGonigal, deputeti demokrat i është drejtuar me një kërkesë zyrtare drejtuesit të Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, për ti kërkuar informacione mbi hetimet.

Kërkesa vjen pas pranimit të fajësisë nga Charles F. McGonigal.

“Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përvec pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit”, shkruan Bardhi në kërkesën drejtuar SPAK.

Gjithashtu ai kërkon informacion nga SPAK, të cilit i kërkon të ruaj sekretin hetimor, por sigurisht të sqarojë fazën në të cilën ndodhet hetimi.

“Në vijim të procedurave ligjore të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje, ndodhur përpara dyshimeve të arsyeshme për kryerjen nga shtetasi Edi Rama të veprave penale të kallëzuara nga ana jonë, në zbatim të nenit 110 të K.Pr.Penale, kërkojmë që të vihemi në dijeni në lidhje me ecurinë e hetimit të kësaj çështjeje pranë Prokurorisë që ju drejtoni, duke ruajtur dhe pa cenuar sekretin hetimor”, thuhet në letër.

 

Etiketa: BardhiKryesore1McGonigalRamaSpak

Lajme të lidhura

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart
Aktualitet

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim
Aktualitet

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26
Izraeliti që mashtroi gjithë botën/ Zbulohet rrjeti kriminal me Call Centera i Roy Garine, emrat e bashkëpunëtorëve në Shqipëri!
Aktualitet

Izraeliti që mashtroi gjithë botën/ Zbulohet rrjeti kriminal me Call Centera i Roy Garine, emrat e bashkëpunëtorëve në Shqipëri!

17:22 - 11/07/26
Para
Përlotet vajza e policit Afrim Bunjaku: U flijove për këtë vend…

Përlotet vajza e policit Afrim Bunjaku: U flijove për këtë vend...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart
Aktualitet

Rama sulmon edhe Eurodeputetët që i dolën kundër: Erdhën këtu dhe folën përçart

18:19 - 11/07/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, duke drejtuar kritika jo vetëm ndaj organizatorëve...

Lexo më shumë
FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

FIFA shet si suvenir barin e finales së Botërorit 2026, ja sa do të kushtojë copëz fushe e stadiumit “MetLife”

18:11 - 11/07/26
Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

Përplasja e Trump me median/ Gazetarët e “New York Times” në gjyq për rrjedhje të informacioneve për “Air Force One”

17:58 - 11/07/26
Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

Arrestohen në pikat kufitare të Sarandës tre persona të shpallur në kërkim

17:45 - 11/07/26
FIFA mund të shtyjë Angli-Norvegji, ja çfarë po ndodh para çerekfinales së Botërorit

FIFA mund të shtyjë Angli-Norvegji, ja çfarë po ndodh para çerekfinales së Botërorit

17:30 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com