GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera me pronat në Kadastrën e Durrësit, arrestohet ish-drejtori dhe 4 të tjerë – Emrat

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Afera me pronat në Kadastrën e Durrësit, arrestohet ish-drejtori dhe 4 të tjerë – Emrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish zv/drejtori dhe 2 juristë të Kadastrës së Durrësit janë në hetim pasi akuzohen se kanë tjetërsuar 448 mijë metra katrorë tokë shtet në favor të privatit. Bëhet fjalë për 20 tituj pronësie me sipërfaqe në total 448 mijë metra katrorë të cilat deri në vitin 2018 kanë qenë në pronësi të shtetit por më pas janë tjetërsuar në mënyrë të kundraligjshme.

Me kërkesë të Prokurororisë së Durrësit, gjykata e këtij qyteti ka firmosur sekuestro preventive.

“Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se nga ana e personave të ndryshëm, me anë të dokumentacioneve të falsifikuara si dhe punonjësve të ASHK-së, janë kryer veprime/mosveprime të cilat kanë sjellë tjetërsimin e 448,000 m2 tokë nga pasuri e në pronësi të shtetit shqiptar në pasuri të individëve. Nisur nga ky fakt, ka dyshime se nga ana e personave akoma të paidentifikuar janë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 143/3 e 25, 186, 248, 287 dhe 287/b të K.Penal duke sjellë pasoja të rënda, pra tjetërsimin e një sipërfaqe toke në total prej 448,000 m2, e cila ndodhet në Zonën Kadastrale nr.8517, Durrës” njoftoi prokuroria e Durrësit.

Toka e sekuestruar

Duke qenë se bëhet fjalë për objekte të cilat mund të vijojnë të tjetërsohen, për të parandaluar pasojat e tjera të mundshme që mund të vijnë nga shitja e tyre ose dhe kryerjes së veprave të tjera penale, nga ana e prokurorisë dhe gjykatës së këtij qyteti u vleresua se duhet të vendoset sekuestro preventive mbi ta.

Si 151 mije metra katrore tokë shtet afër Universitetit i mori Lirim Xhameta  

Pjesë e 448 mijë metra katrorë prone e sekuestrua është dhe toka prej 151 mije metra katrorë afër Universitetit ‘Aleksandër Moisu’, në lagjen nr. 15 të Durrësit. Sipas Prokurorisë ish zv/drejtori i Kadastrës Leonard Kadriu me dy juristë kanë ndihmuar në tjetërsimin e kësaj prone dhe zbulon skemën.

“Personat nën hetim janë punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, Leonard Kadriu, si zv/drejtor dhe juristët Aida Kila dhe Mikel Zaho me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë si pasojë fillimisht krijimin e lehtësirave e më pas tjetërsimin e plotë të këtyre pasurive. Konkretisht shtetasja Aida Kila duke kryer veprime si juriste në ASHK Durrës për “pasurinë” e shtetasit Lirim Xhameta i ka hapur rrugë së pari konfirmimit të rregjistrimit me fallsifikim të kësaj prone dhe së dyti krijimit të kushteve për tjetërsimin e saj sikurse dhe ndodhu realisht vetëm pas pak ditësh nga veprimet e saj.

Ndërsa shtetasit Mikel Zaho dhe zv/drejtuesi Leonard Kadriu dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara’ thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ishte tokë shtet, dy durrsakët që u bënë pronarë të 151 mijë metrave katrorë 

Në 151 mije metra katrorë tokë afër Universitetit që u vendos sekuestro preventive është përfituar nga Lirim Xhameta dhe Dashnor Taulla.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.  Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar Lirim Xhameta ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi Dashnor Taulla (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit Leonard Kadrimi, Ardit Kërtusha,dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme”

Burimet bëjnë me dije se pjesa më e madhe e tokës është pikërisht në këtë shtrirje pra afër Universitetit. Prokuroria thotë se me ‘veprimet e tyre këta punonjës të shtetit duke shpërdoruar detyrën kanë sjellë si pasojë zhveshjen nga pronësia e këtyre sipërfaqeve toke që i përksinin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë’

Në kuadër të operacionit “Tjetërsimi’ janë vënë në pranga 5 persona, 2 në kërkim ndërsa për 9 është dhënë masa e sigurisë detyrim me paraqitje. Mes të arrestuarve edhe Ardit Kërkusha, ish kandidati për kreun e PS në Durrës i cili në 2021 iu bashkua Bashës

Procedimi penal ishte regjistruar në muajin shkurt të vitit 2023.

Të arrestuar 

  • Lirim Xhameta, 58 vjeç dhe Dashnor Taulla, 61 vjeç, të dy banues në Durrës, të akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
  • Ardit Kërtusha, 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44 vjeç, të dy banues në Durrës, të akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
  • Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i ASHK Durrës, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.

Në kërkim 

  • M.Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
  • K.K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Detyrim me paraqitje 2 here ne muaj

Aida Kila – ish juriste e ASHK Durres,  Akuzohet për “Shpërdorim detyre”;
Oliver Xhamuça  – Akuzohet për “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale;
Bukuroshe Bega –  Akuzohet për “Përvetësimi I parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale;

Lexo edhe:

Iu bë atentat te lokali i “Noizy-t”, kush është i arrestuari për aferat me pronat në Durrës

Etiketa: Kadastra DurresKryesore1

Lajme të lidhura

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës
Aktualitet

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët
Aktualitet

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
Para
“Gjyqi politik”, Salianji: Do provoj se denoncimi im është 100% i vërtetë

“Gjyqi politik”, Salianji: Do provoj se denoncimi im është 100% i vërtetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit
Aktualitet

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të...

Lexo më shumë
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibom