GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Aferat e Veliajt me varrezat/ KPP i rrëzon tenderin 100 mln lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni i Prokurimeve Publike i ka rrëzuar tenderin 100 milionë lekë Erion Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka rrëzuar tenderin 100 milionë lekë Erion Veliaj për ndërhyrje në  varrezat e Tufinës. Ky projekt është kthyer në një gangrenë të madhe zvarritjesh dhe abuzimesh. Që në fakt është denoncuar nga Gijotina.com që nga dita e parë që tenderi  u firmos. Ky tender ka nisur në shkelje dhe vetëm pas denoncimeve KPP mori masat e duhura.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Zgjerimi i hapësirave të varrezave publike Tufinë”, Kontratë me vlerë 100 milionë lekë. Ky prokurim u mor pa garë fare nga bashkimi operatorëve  “GLAVENICA” shpk & “NGRACAN 1934”. Pasi Veliaj i përjashtoi të gjitha ofertat e tjera dhe la vetëm ofertën e këtyre firmave, lidhi kontratë me firmën e preferuar.

Me 26 dhjetor një nga firmat e shkualifikuara “Dajti Park 2007” SHPK e denoncoi tenderi pranë Komisionit të Prokurimeve. Bashkia e ka skualifikuar denoncuesin me justifikimin se nuk ka deklaruara punonjës që mund ta përmbushin këtë shërbim. Gjithashtu shkak për skualifikimin është bërë fakti se operatorët duhej të paraqisnin që kanë bërë punime jo të ngjashme në ndërtim, por specifike punime në varreza.

Për këtë pikë, KPP ka konstatuar se është një kriter diskriminues dhe pengon konkurrencën e lirë.

Ndërsa tregon më poshtë se kompania që denoncon ka dorëzuar të gjithë dokumentin e nevojshëm. Madje ka bërë deklarimet edhe për dy firmat e tjera që do ta mbështesin ato. Duke shprehur se në këtë kriter firma “Dajti Park 2007” është korrekt.

 

“Komisioni nga shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar në sistemin e prokurimit elektronik nga operatori ekonomik “Dajti Park 2007” SHPK, konstaton, se ky i fundit ka paraqitur Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit, ku në Pjesa I, pika B, është dhënë informacion mbi subjektet mbi kapacitetin, e të cilëve do të mbështetet operatori ekonomik “Dajti Park 2007” SHPK.

Konkretisht, tek operatoret ekonomikë “Pastrime Silvio” SHPK; “Altec” SHPK dhe “Senka” SHPK. Konstatohet se ky i fundit, për operatorin ekonomik “Pastrime Silvio” SHPK, si subjekt mbi kapacitetin e të cilit do të mbështetet, ka paraqitur Formularin Përmbledhës të Vetëdeklarimit të operatorit ekonomik “Pastrime Silvio” SHPK , si dhe një deklaratë se “Për subjektin “Pastrime Silvio” SHPK. Këtu nuk ekzistojnë shkaqet për skualifikim ose përjashtimin e tij nga procedura”, thuhet në vendimin e KPP.

Gjithashtu, Komisioni vlerëson se përvojat e mëparshme të ngjashme në këtë fushë të paraqitura nga ankimuesi qëndrojnë. Duke shtuar këtu se ata janë anashkaluar pa të drejtë nga Autoriteti Kontraktor.

Në këtë pikë, pasi ka analizuar çdo detaj të ankesës dhe dokumentet e tenderit, KPP ka vendosur ta anulojë këtë prokurim. Duke dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me shkelje të konkurrencës, fitues të paracaktuar dhe kritere burokratike, KPP i kërkon Bashkisë Tiranë të ndryshojë sa më shpejtë procedurat. Dhe të rivlerësojë ofertat e paraqitura.

Lexo edhe: Denoncohet tenderi/ Aferat e Veliajt dhe Eljodor Ndinit me varrezat

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion VeliajKomisioni i Prokurimeve Publiketendervarrezat e tufinesvendim

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Tërmeti në Turqi, ndër më të fuqishmit në 100 vjet

Tërmeti në Turqi/ E kaluara nuk jep shpresë për qetësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com