GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi/ Aferat e Veliajt dhe Eljodor Ndinit me varrezat

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Eljodor

Eljodor, veliaj varreza abuzim

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi 100 milionë lekë i Veliajt për të zgjeruar varrezat e Tufinës është denoncuar për shkelje dhe burokraci. Një javë më parë Gijotina.com tregoi se Erion Veliaj firmosi në shkelje të ligjit tenderin me objekt  “Zgjerimi i hapësirave të varrezave publike Tufinë”, Kontratë me vlerë 100 milionë lekë. Ky prokurim u mor pa garë fare nga bashkimi operatorëve  “GLAVENICA” shpk & “NGRACAN 1934”. Pasi Veliaj i përjashtoi të gjitha ofertat e tjera dhe la vetëm ofertën e këtyre firmave, lidhi kontratë me firmën e preferuar.

 

Fakti që ky tender u mbyll pa garë dhe mban “Flamurin e Kuq” përbën alarm dhe risk për korrupsion me fondin. Gjithsesi, Veliaj as që e merr në konsideratë ligjin.

Tenderi është denoncuar me datë 20 dhjetor 2022 nga një prej kompanive që dorëzoi ofertën e saj për këtë tender. Sipas dokumentit, ankesa është bërë nga “Dajti Park 2007” SHPK.  Ankuesi pretendon se nga ana e Autoritetit Kontraktor janë vendosur kritere burokratike, s;i kërkimin e disa certifikatave që për shërbimin në fjalë nuk janë të nevojshme. Ndërkohë, kërkohet dorëzimi i punëve të mëparshme të ngjashme që duhet të kishin bërë kompanitë garuese. Meqenëse Veliaj e ka paracaktuar fituesin, janë skualifikuar 7 kompanitë e tjera dhe është shpallur fituesi pa garë.

Denoncuesi pretendon se fituesi është i parapëlqyer nga Bashkia Tiranë. Duke hedhur hije dushimi mbi bashkëpunimin se edhe kjo është një aferë e zkonshme nga ato të Veliajt. Megjithëse, akoma nuk është dhënë vendimi i KPP për këtë denoncim, duket qartë që kemi të bëjmë me abuzim dhe thyerje të ligjit për prokurimin.

Aferat me Eljodor Ndinin

Kujtojmë këtu se pazaret për varret në Tufinë vazhdojnë prej kohësh. Veliaj dhe Eljodor Ndini, Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, bëjnë pazare dhe kur vjen fjala varret.

Para pak ditësh treguam se Eliodor Ndini i marrë nën hetim për tri vepra penale. Ai është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, sepse për çdo varr merrte shuma nga 200 deri në 1 milion lekë. Në këtë skemë kanë qenë të përfshirë dhe punonjës të tjerë të bashkisë, të cilët sigurisht i kanë krahët e ngrohtë nga Lali Eri.

Në materialin hetimor të siguruar flitet për një nga disa episodet e hetuara. Eljodor Ndini është kapur duke marrë para dhe euro, në këmbim të shitjes së një sipërfaqe toke për qëllime varrimi në Tufinë.

Në një nga këto raste ai ka marrë 800 mijë lekë që t’i gjente një personi varr për familjarin e tij që është larguar nga jeta. Pra, siç tregojnë faktet, Veliaj dhe Ndini i bëjnë bashkë planet. Aktualisht po zgjerojnë hapësirën për varreza që më pas ta përdorin si biznesin e tyre. Në këto kushte shpresojmë që edhe SPAK do hetojë përtej faktit se kemi një tender pa garë, për të cilin po vijnë valë ankesash dhe denoncimesh.

Lexo edhe Veliaj vjedh edhe të vdekurit! 100 mln lekë pa garë për varrezat

Lexo edhe 1 mln lekë varri në Tufinë, i pandehur drejtori i bashkisë Tiranë

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: afereBashkia TiraneEljodor NdiniErion VeliajSkandalTufinevarrezat e tufines

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Ku nisi operacioni? Eksperti për Ervis Martinajn: Kërkohet i gjallë

Ku nisi operacioni? Eksperti për Ervis Martinajn: Kërkohet i gjallë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste
Aktualitet

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dhunën e ushtruar nga policia...

Lexo më shumë
“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com