GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

VOA: Afganistani, 20 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit

18:56 - 12/09/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA: Afganistani, 20 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njëzet vjet pasi Shtetet e Bashkuara dhe NATO i rrëzuan nga pushteti, talebanët janë rikthyer. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Ayesha Tanzeem, vendi që ata po përpiqen të sundojnë tashmë ka një popullsi rinore që është dukshëm më e arsimuar dhe më e vetëdijshme.

Ndërsa talebanët fshijnë pikturat shumëngjyrëshe me fytyra njerëzish nga muret e Kabulit, shumë pyesin se sa nga përparimi i 20 viteve të fundit do të zhduket bashkë me to. Grupi rebel tashmë në pushtet po përpiqet të sundojë një vend që duket shumë më ndryshe nga ai që qeverisi 20 vjet më parë.

Dhe ndërsa talebanët kanë premtuar se regjimi i tyre i ri do të jetë i ndryshëm nga sundimi shtypës i viteve 1990, bashkësia ndërkombëtare po shpreh zhgënjim të thellë me emrat e përzgjedhur për kabinetin e tyre qeveritar.

“Ata që shpresuan dhe bënë thirrje për gjithëpërfshirje do të zhgënjehen. Nuk ka gra në emrat e njoftuar. Nuk ka anëtarë kabineti jo-talebanë, as figura të qeverisë së kaluar, as udhëheqës të grupeve minoritare”, thotë Deborah Lyons, drejtuese e Misionit të Asistencës së OKB-së në Afganistan.

Sidoqoftë, është një situatë jo e qartë. Talebanët deri më tani kanë respektuar ambientet e ambasadave të huaja dhe të Kombeve të Bashkuara. Ata gjithashtu kanë dhënë premtime publike për një amnisti të përgjithshme për të gjithë armiqtë e tyre. Dhe ata premtuan se do të mbështesin të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e grave, sipas ideologjisë së tyre islame.

Komuniteti ndërkombëtar gjithashtu shpreson të ketë një ndikim mbi këtë grupim duke patur parasysh ndërvarësinë e vendit nga asistenca e huaj. Kjo ndihmë nevojitet urgjentisht, pasi vendi përballet me një krizë humanitare.

“Ekziston një nevojë e menjëhershme dhe e ngutshme për të ofruar, në një shkallë të gjerë, ndihmë thelbësore humanitare në fusha të tilla si shëndeti, siguria ushqimore, artikujt jo-ushqimorë dhe higjenën“, thotë zonja Lyons.

Afganët e sotëm janë më të arsimuar dhe janë më të lidhur me botën nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale. Që nga viti 2004, ata gjithashtu janë mësuar me një kushtetutë që u jep të drejta të barabarta burrave dhe grave.

Shumë prej tyre synojnë t’i përdorin këto të drejta pavarësisht frikës nga një hakmarrje e talebanëve. Tamana Paryani protestoi kundër talebanëve në rrugët e Kabulit në fillim të kësaj jave. Ajo i dërgoi Zërit të Amerikës këtë mesazh në WhatsApp.

“Tani për tani, nuk kam ndonjë plan për të ikur nga Afganistani. Unë po vazhdoj luftën time derisa bashkësia ndërkombëtare të pranojë qeverinë e talebanëve. Nëse qeveria talebane pranohet nga bashkësia ndërkombëtare, nuk do të kisha zgjidhje tjetër veçse të braktis Afganistanin dhe të kërkoj strehim në një vend tjetër“, shprehet ajo.

Talebanët po fshijnë shumë nga ndryshimet e 20 viteve të fundit. Por ata gjithashtu duan të njihen si një qeveri legjitime. Dhe kjo mund të kërkojë që ata të tërhiqen nga pozicionet ekstremiste./Voa

Etiketa: 11 vite pasTalebane

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
E rëndë në Gjermani, 24-vjeçari shqiptar fluturon nga dritarja e makinës pas përplasjes, humb jetën

E rëndë në Gjermani, 24-vjeçari shqiptar fluturon nga dritarja e makinës pas përplasjes, humb jetën

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com