GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Agjenda e BE-së pas takimit Kurti-Vuçiç e “kalkuluar”?

15:59 - 26/02/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Agjenda e BE-së pas takimit Kurti-Vuçiç e “kalkuluar”?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ditë pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për të cilin ka pritshmëri të mëdha nga Bashkimi Evropian se mund të jetë vendimtar dhe ai ku dy palët do të japin përkrahjen për propozimin evropian, në Bruksel do të diskutohet edhe çështja e liberalizimit të vizave.

A është kjo një rastësi?

Më një mars në orën 10:00, në objektin “Europa” pritet që të mblidhet grupi Coreper II. Takimi i parë i muajit, në agjendë do ta ketë edhe çështjen e liberalizimit të vizave për shtetin e Kosovës. Sipas dokumenteve të publikuara të lidhura me agjendën, çështja e Kosovës renditet e treta dhe shkruan si vijon: “Pozicioni i Këshillit në leximin e parë me qëllim miratimin e një rregulloreje të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit që ndryshon rregulloren që liston vendet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të kenë viza kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe ato shtetasit e të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë – Draft deklaratë e arsyeve të Këshillit”.

Javëve të fundit nuk ka pasur takime rreth çështjes së vizave, megjithëse, presidenca suedeze i kishte thënë Nacionales se kanë mbetur edhe disa “formalitete” për t’u rregulluar.

Kështu, analistja dhe aktivistja, Zana Avdiu, i ka thënë Nacionales se ekziston ndërlidhje mes vendosjes në agjendë të kësaj çështje, dy ditë pas takimit Kurti-Vuçiç.

“Sipas deklaratës së Von Cramon, që pala që nuk e pranon marrëveshjen do të sanksionohet ndërkombëtarisht, tregon se vendosja në agjende e çështjes së vizave, dy ditë pas takimit, është e lidhur kryekëput me takimin e së hënës,” tha ajo.

Tutje, Avdiu në deklaratën e saj për Nacionalen shtoi: “Shihet qartë që ka mbaruar koha e sjelljeve tekanjoze, edhe për Kosovën, edhe për Serbinë. Në këtë rast, nëse Kosova nuk e pranon marrëveshjen, sanksioni i parë do të jetë moslibralizimi i vizave”.

Demush Shasha, drejtor i Institutit Epik, para disa ditësh në një intervistë për Nacionalen, e përmendi se synimet e vendit për heqje të vizave, janë të lidhura me dialogun.

“Nga ana tjetër konsideroj se Kosova është me një udhëkryq të rëndësishëm shtet-ndërtues. Synimet tona për liberalizimin e vizave, anëtarësim në BE, NATO, Këshill të Evropës, etj, është drejtpërdrejt i lidhur me avancimin e dialogut…” – deklaroi mes tjerash ai.

Më 30 nëntor, ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Siç thuhet edhe në dokumentin e përgatitur për takimin e një marsit 2023, negociatat filluan menjëherë.

Më 12 dhjetor të vitit 2022 u mbajt një takim teknik, ndërkaq dy ditë më vonë, trilogu politik u mblodh në Strasburg. Dy ligjvënësit arritën një marrëveshje duke gjetur një kompromis për disa çështje të pazgjidhura të identifikuara në nivel teknik. Ndërkaq, më 20 dhjetor 2022, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm analizoi tekstin final me synim arritjen e marrëveshjes dhe e konfirmoi atë.

Më 12 janar 2023, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe punët e Brendshme (Komiteti LIBE) konfirmoi marrëveshjen politike dhe më 13 janar 2023 kryetari i LIBE i dërgoi një letër Kryetarit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm duke konfirmuar se, nëse Këshilli miraton Rregulloren në lexim të parë, pas rishikimit ligjor gjuhësor, Parlamenti do të miratojë qëndrimin e Këshillit në leximin e tij të dytë.

Në fund, vlen të përmendet se për shkak të ndërlidhjes së heqjes së vizave me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më së largu më një janar të vitit 2024.

“Ekziston një marrëveshje në nivel Këshilli që qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë për vizë pasi të jetë funksionalizuar Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), kjo pritet të jetë në nëntor të vitit 2023. Por meqenëse ne donim që qytetarët e Kosovës të kishin një garanci, ne kemi vendosur 1 janar 2024 si datën më të fundit për liberalizimin e vizave. Kjo është më tepër një masë sigurie në rast se ka ndonjë vonesë administrative me ETIAS.” – kishte thënë për Nacionalen përfaqësuesja e përhershme e Çekisë, Edita Hrda.

 

 

Nacionale

Etiketa: BEKosovaKurtiVucic

Lajme të lidhura

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota
Breaking Views

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës
Breaking Views

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26
Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president
Breaking Views

Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

19:43 - 27/04/26
Para
Pse apnea e gjumit nuk është thjesht mikrogjumë (rreziqet)

Pse apnea e gjumit nuk është thjesht mikrogjumë (rreziqet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri
Breaking Views

Kush është Eric Wendt? DASH zbardh profilin e të nominuarit nga Trump për ambasador në Shqipëri

23:21 - 27/04/26

Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

Lexo më shumë
Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

Historia e Ervin Matës/ Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës dhe romanca me Elvana Gjatën

23:01 - 27/04/26
Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

Triumfi ndaj Vllaznisë ndez Elbasanin, tifozët festojnë në rrugë

22:43 - 27/04/26
Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com