GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Agolli i FSHZH-së i fal 5.8 MLN dollarë Paqësor Buzit për arnimin e dy rrugëve në Spille dhe në Lushnjë

09:43 - 12/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Agolli i FSHZH-së i fal 5.8 MLN dollarë Paqësor Buzit për arnimin e dy rrugëve në Spille dhe në Lushnjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afro 5.8 milionë dollarë do t’u kushtoj taksapaguesve ndërhyrja në zonën bregdetare të Spillesë për të përmirësuar rrugën si dhe punimet në unazën e Lushnjës. Më datë 7 qershor 2023, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka firmosur aferën e radhës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugës “Spille, Guri i lëmuar” deri te “Hauzi i Vilëbashtovës” dhe Rruga “Vath Koreshi, Unaza e Lushnjës” me fond limit  rreth 5.8 milionë dollarë.

Me këto para FSHZH tregon se do të bëhet  rikonstruksioni i segmentit të rrugës paralel me vijën bregdetare pas pishave në Spille, ndërtimi i dy segmenteve të saj deri në plazhin “Guri i Lëmuar” në veri dhe në jug deri tek “Hauzi i Vilebashtovës”.

Ndërsa më tutje në dokument theksohet se segmenti është në gjendje të mirë, por duhet ndërhyrë në sistemimin e trotuareve, kubeve, ndriçimit dhe zgjerimit të tij sipas planit urbanistik, etj.

Pra, vetëm për të rregulluar trotuarin e kësaj rruge dhe për të vënë dritat, Agolli shpenzon 5.8 milionë dollarë.

Ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për riparimin e rrugës “Vath Korreshi” në Lushnjë. Në tender nuk përcaktohet se si do të ndahen paratë mes punimeve në rrugët e Spilles dhe në këtë rrugë të Lushnjës. Por, vlen të theksojmë se rruga “Vath Korreshi” është brenda qytetit.

“Rruga do të ketë një gjerësi 19 m, e përbërë nga 4 korsi të asfaltuara me gjerësi 3 m secila. Pothuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës mungojnë plotësisht trotuaret nga të dy anët e rrugës, ndërsa asfalti i rrugës është përgjithësisht në gjendje të mirë, me përjashtim të disa dëmeve të pjesshme të shkaktuara ndër vite nga amortizimi dhe punimet e kryera për nëntokën. shërbimet komunale” nënvizon FSHZH.

Fituesi

Por për veç lojës me paratë, tjetër fakt abuzues në këtë tender është fituesi. Kanë paraqitur ofertat e tyre 6 kompani, por Agolli i ka skualifikuar, duke ia falur fitoren firmës G.P.G Company sh.p.k, në pronësi të Paqsor Buzit.

 

Ky tender ishte nisur për të përfunduar në duart e oligarkëve, sepse vakte të tilla luksi përfundojnë në duart e tyre.

Madje shohim se ofertat e tjera janë paraqitur nga firma si Salillari, Shkëlqim Fusha apo Bashkim Ulaj. Të cilët janë mbuluar deri në fyt me aferat e tenderëve, po aq sa fituesi.

Theksojmë se rruga e bregdetit të Spillesë është premtuar nga Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 14 majit, prandaj ndihet arroganca e autoritetit kontraktor që e ka xhiruar këtë fond në shkelje të ligjit të prokurimeve publike.

Lexo edhe: Dritan Agolli brenda një dite ndan 39 miliardë lekë me miqtë e Veliajt, të arrestuar për mashtrim

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Fondi Shqiptar i ZhvillimitLushnjëSpilletender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Lodra, kukulla dhe lojëra elektronike të pasigurta/ Europol zhvillon mega-operacionin

Lodra, kukulla dhe lojëra elektronike të pasigurta/ Europol zhvillon mega-operacionin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

Dashi Dita të gjen të mbushur me energji dhe gatishmëri për të bërë hapa të rëndësishëm. Megjithatë, yjet të paralajmërojnë...

Lexo më shumë
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com