GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Agolli shfrenonhet për “100 fshatrat”, 1.5 mld lekë për promovim

15:08 - 16/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Agolli shfrenonhet për “100 fshatrat”,  1.5 mld lekë për promovim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) nuk i frenon aspak shpenzimet kur vjen fjala për projektin e famshëm “100 fshatrat”. Ky është një projekt që ka sjellë shumë skandale dhe asnjë investim real! Nga abuzimet që ka bërë me këtë projekt, kreu i FSHZH, Dritan Agolli është akoma nën proces hetimi nga SPAK. Por këto nuk e ndalin Agollin. Së fundmi, drejtori ka mbyllur një tjetër tender, me vlerë 1.5 miliardë lekë. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Ndërhyrjen për promovimin e zonave të 100 fshatrave nëpërmjet eventeve kulturore, sportive, kulinarie, sociale”. Fondi limit për këtë tender është 150,000,000 dhe fituese janë tre kompani.

Tenderi është hapur që në nëntor të vitit 2022. Por pas shumë debatesh dhe denoncimesh për këtë tender, Agolli ka mundur të shpallë fituesin me datë 12 janar 2023. Në dokument bëhet me dije se ASLV”sh.p.k’; SCREEN AD” sh.p.k dhe “PROSOUND” sh.p.k  janë tre firmat që kanë paraqitur oferta dhe janë shpallur të tria fituese. Prokurimi parashikon që kjo kontratë të zgjasë për tre vjet, pra deri në fund të viti 2025 dhe do të përfshijë disa shërbime.

Që këtu lind ngërçi, sepse më herët KPP apo edhe KLSH kanë sugjeruar që tenderët për projektin “100 fshatrat” duhet të jenë më specifikë dhe të qartësohen për çfarë shkaqesh do të shpenzohen paratë. Pavarësisht kritikave dhe rekomandimeve, Agolli vazhdon me skemat e tij në kundërshtim me ligjin.

Boshllëqet e “100 fshatrave”

Programi i “100 fshatrave”, u prezantua në shkurt të 2018 nga qeveria. Edhe pse kanë kaluar 4 vite që prej asaj dite, programi i Rilindjes rurale akoma nuk ka prekur të gjithë fshatrat e premtuar.

KLSH në raportin e tij për periudhën janar-shtator të vitit 2022 theksonte se programi “100 fshatrat” nuk është zbërthyer në plane vjetore pune, për pasojë edhe efektet e këtij programi mbetën të panjohura. Në fakt, deri më tani nuk ka një raport vlerësues të asaj që është arritur. Si dhe ndikimit që ky projekt ka dhënë në zonat ky ka shkuar mbështetja buxhetore. Por puna e 4 ministrive që duhet të sillte rilindjen e zonave rurale, u vonua dhe ndodhi braktisja e fshatrave.

Ashtu si në tenderin më sipër, nga auditimi janë evidentuar mungesë transparence dhe mirëorganizmi dhe në prokurimet e tjera të zhvilluar për këtë projekt.  Sipas audituesve, paratë që janë dhënë për rilindjen rurale, në të vërtetë nuk ka një raport se ku të përcaktojë rezultatin e objektivave që duhet të arrijë programi “100 fshatrat”. E gjithë kjo humbje vjen nga fakti se 4 ministritë nuk u “koordinuan” me njëra-tjetrën për shpërndarjen e punëve pasi kurrë nuk u ngrit një strukturë që të administronte dhe monitoronte punët e tyre.

Pak kohë më parë, Gijotina.com publikoi dokumentet të cikat tregonin se si planifikoheshin miliarda lekë për këtë projekt, por në realitet nuk investohej asnjë lek. Ç’ka tregon se deri më tani nuk është bërë asnjë zhvillim nga projekti “100 fshatrat”.

Lexo edhe:  KLSH rrëzon ‘100 fshatrat’, Raporti: Ministritë nuk u koordinuan

 

Etiketa: 100 fshatratDritan AgolliFSHZHKLSHtenderVJEDHJEM

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
E gjeni dot? Ky është vendi që do vizitohet më tepër deri më 2025

E gjeni dot? Ky është vendi që do vizitohet më tepër deri më 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja
Aktualitet

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Fierit mbrëmjen e së martës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua...

Lexo më shumë
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com