GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ai është babai i të gjithëve”/ Pano Ruçi merr mbështetje të madhe në grevën e urisë

22:45 - 05/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ai është babai i të gjithëve”/ Pano Ruçi merr mbështetje të madhe në grevën e urisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për të 21-tën ditë me radhë, në sheshin Sintagma të Athinës, Pano Ruci, babai i Denis Rucit, njërit prej viktimave të tragjedisë në Tempi, vazhdon grevën e urisë, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ai kërkon të drejtën për zhvarrosjen e trupit të të birit në mënyrë që të bëhen analizat e ADN dhe ato toksikologjike për zbardhjen e plotë të aksidentit ku humbën jetën 57 persona në shkurt të vitit 2023.

Qindra qytetarë u mblodhën sot në një protestë të re solidariteti me Rucin, i cili kërkon të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes së djalit.

“Jam këtu prej 21 ditësh dhe pres. Nuk më intereson politika, dua vetëm të di nga se vdiq fëmija im”, deklaron ai ndërsa ata që e rrethojnë shpërthejnë në duartrokitje.

“Do doja edhe njëherë t’ju falënderoja që jeni pranë meje, çdo ditë e çdo çast dhe nuk do të ndalojmë deri sa të japin urdhër për analizat toksikologjike të fëmijës tim, përndryshe nuk ikim, do të qëndrojmë këtu deri në fund”. 

Përkrah grevistit të urisë, emigrantë nga Shqipëria, qëndrojnë çdo ditë qytetarë, familjarë të viktimave dhe aktivistë që kërkojnë drejtësi për tragjedinë e Tempit. “Edhe sot, edhe nesër, dhe sa të duhet, Pano Ruci do ta fitojë të drejtën e tij” — ky ishte mesazhi që dëgjohej vazhdimisht nga protestuesit, ndërsa shumë qytetarë afroheshin për të nënshkruar mesazhe mbështetjeje për të.

Greva e urisë së tij është shndërruar në simbol të kërkesës shoqërore për transparencë dhe drejtësi. “Lumi i zemërimit po del jashtë shtratit  shoqëria kërkon frymëmarrje dhe këtë qeveria nuk mund ta kontrollojë”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Solidaritetit.

Pavarësisht polemikave nga politikanë të forcave të ndryshme, mbështetja ndaj Pano Rucit po rritet çdo ditë. Brenda vetë kampit qeveritar, po shtohen zërat që kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për kërkesën e tij, përpara se gjendja shëndetësore e grevistit të bëhet e pakthyeshme.

Pranë tij qëndrojnë disa mjekë, ndërsa ka shkuar edhe para dy ditësh për analiza në spital. Komiteti i Solidaritetit ka njoftuar një tjetër tubim të madh të mërkurën në orën 17:30, në të njëjtin vend, në shenjë mbështetjeje për babain grevist të urisë që tashmë është quajtur “babai i të gjithëve”.

gijotina.com/

 

Etiketa: Kryesore1tragjedia Tempi

Lajme të lidhura

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë
Breaking Views

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

19:54 - 16/03/26
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh
Breaking Views

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

18:53 - 16/03/26
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”
Breaking Views

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

18:15 - 16/03/26
Para
Juventus shpëton me barazim, Pulisic gabon nga pika e 11-metërshit

Juventus shpëton me barazim, Pulisic gabon nga pika e 11-metërshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë
Breaking Views

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

19:54 - 16/03/26

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që...

Lexo më shumë
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh

18:53 - 16/03/26
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four”

18:15 - 16/03/26
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut…

17:52 - 16/03/26
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

17:06 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com