Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar socialistët. nga komisioni i Jashtëm ku po shqyrtohet projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, që Qeveria ka dërguar në Parlament për t’u votuar.
Korreshi nuk i kurseu ironitë në drejtim të maxhorancës, teksa tha se po kërkohet që të ndryshohet një ligj që ishte miratuar nga vetë PS-ja në vitin 2015, ndërsa shtoi se në diplomaci janë emëruar vetëm socialistët.
“Shoh që trupi diplomatik ka përparësi, se boll këto avantazhet ekonomike. E vetmja kategori, jemi ne që rrimë të lodhur dhe presim nëpër kafe, janë deputetët. E kemi në qiell namin, por duhet të hysh mik për një copë letër te sekretaria. Te kjo pjesë, me Akademinë, se më kujtohet ajo, mos kthehet kjo akademia, akademia e barinjve?
Si ajo që sugjeroi zonja Kricfa (ish-ministrja), dhe kthehet gjeli me një thelë. Ju zonja ministre, thatë se ligji nis me ndryshime gjeopolitike dhe thatë se këto vitet e fundit ka ndryshuar bota dhe Europa. Por sa vite keni në pushtet ju? Ju deshën 13 vite që të merrnit vesh se ka ndryshuar bota. Në 2015 u bë ligji që sot është në fuqi. Por çfarë nuk funksion te ky ligj që bëtë ju, se ndoshta ne ishim demode”, tha ai mes të tjerash.
Më tej deputeti pyeti se çfarë ka ndryshuar që ishte i nevojshëm ky projektligj për shërbimin e jashtëm dhe cilat do jenë rregullat, pasi shtoi se do të duhej tesera e PS për t’u bërë diplomat.
“Çfarë ndryshoi? Pse nuk është ky ndryshim në relacion? Pse nuk është përcaktuar! Meqë Europa ka ikur përpara, por cilët vende iu referohet ky ligj? Na cituat këtë gjë me akademinë, por cili vend e ka? Doni dy kamberë me një derë! Po cili nga këto vende ka!? Ky ligj, e zhvesh nga ana profesionale trupën diplomatike. Ligjet e mëparshme e kishin 20%. Tani po e hiqni fare, por çfarë ndryshimi ka? A duhen me tesera të PS? Ore hajde fusim ata të PS dhe heqim ata diplomatë që nuk kanë bindjen si ju. Ju do të emëroni ambasadorë ad-hoc, pra ti vësh atij dhe një ambasador tjetër, e nuk të pëlqen ky! Kështu do funksionojë? Çfarë janë këta që do të hyjnë këta të rinjtë, taze, që kanë qenë në OKB, OJZ, po kush i ka këto rrena?! Kush i ha këto përralla me mbret”, tha Korreshi.










Discussion about this post