GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
“Korrupsion në zgjedhje”, Edison Memolla seancë paraprake në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO ka konfirmuar këtë të hënë, dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Memolla u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 1 vit burg, vendim të cilin kryebashkiaku socialist e kishte ankimuar në Apel.

Tashmë që Apeli ka konfirmuar dënimin pritet që SPAK të përgatisë urdhrin e ekzekutimit për të dërguar kryebashkiakun në qeli.

Sakaq, nga ky moment bashkia e Rrogozhinës do të ngelet pa kryetar dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Po ashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Hetimet për çështjen nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Në material, Memolla dëgjohet duke ndërhyrë tek një elektricist i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër, me qëllim që t’u marrë votën për zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022.

Hetimet gjithashtu konfirmuan se Edison Memolla premtonte punësime në Bashkinë e Rrogozhinës në këmbim të votave.

Memolla u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës si kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023. Megjithatë pas ankimeve nga opozita për parregullsi në kutitë e votimit të Burgut të Rrogozhinës zgjedhjet u përsëritën.

Memolla i fitoi ato për herë të tretë në korrik 2023.

 

Etiketa: ApeliMemollaQeli

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona

Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com