GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Akademia e FA”/ Diplomohen 59 oficerët e rinj, Peleshi: Diploma ekuivalente me akademitë e vendeve të NATO-s

13:35 - 27/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Akademia e FA”/ Diplomohen 59 oficerët e rinj, Peleshi: Diploma ekuivalente me akademitë e vendeve të NATO-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

59 kadetë, mes të cilëve 13 vajza dhe 46 djem përfunduan me sukses Kursin e Përgatitjes së Oficerit të Ri, i cili zgjati 37 javë.

Në ceremoninë e diplomimit dhe betimit të tyre, morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, zëvendësministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu, deputetë, komandantë të forcave si dhe atashe ushtarakë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se përfundimi me sukses i këtij kursi është kapërcim i madh, një inkurajim dhe motivim i merituar për këta të rinj, si oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ministri Peleshi theksoi se objektiv i Ministrisë së Mbrojtjes mbetet që sistemit të edukimit ushtarak t’i jepet një vizion i ri, duke e kthyer këtë sistem në laborator të përpunimit të mendimit teorik ushtarak, ndërsa fushat, poligonet dhe terrenet e stërvitjes, në praktika eksperimentale.

“Të gjithë ushtarakët tanë, në veçanti oficerët duhet të mbajnë në mendje që nuk janë vetëm ushtarakë të Republikës se Shqipërisë, por dhe ushtarakë të Aleancës së madhe Euroatlantike ku ne duhet të përfaqësohemi në mënyrën më profesionale dhe më dinjitoze, duhet të përfaqësojmë rolin dhe emrin e vendit tonë. Kjo do të thotë që karriera juaj do të jetë në vëmendje të vazhdueshme edhe për arsimimin, trajnimin dhe kualifikimin e mëtejshëm jo vetëm në shkollat tona ushtarake por dhe në shkollat e vendeve aleate dhe partnere”, – u shpreh gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi.

Ai ndau me të pranishmit edhe planin e punës, për të cilin po punohet me drejtues dhe stafin e Akademinë e FA për vitin e ardhshëm akademik.

“Sfidat me të cilat përballemi janë gjithnjë e më të mëdha e gjithnjë e më të komplikuara ndaj ne duam që AFA duke filluar nga viti i ardhshëm akademik të formojë jo vetëm oficerë me formimin shkencor ushtarak, por dhe me specialitete të tjera, ndaj do të hapim dy programe këtë vit: “Teknologji Informacioni në fushën e Mbrojtjes” është njëri prej tyre, program bachelori si edhe “Navigacion dhe Komandim Detar”, është programi tjetër bachelorit. Dhe krahas këtyre programeve të bachelorit, që për herë të parë hapen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura do të hapim edhe programin e masterit në Siguri Kibernetike”, –  shtoi ministri.

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se kjo ambicie do të shkojë më përpara duke e kthyer këtë akademi, sipas modelit “West Point”, e cila në një të ardhme të afërt apo afatmesme të mund të prodhojë oficerë të cilët dalin me një diplomë mundësisht ekuivalente sikur të kenë studiuar në “West Point”, apo në akademi të tjera më prestigjioze të SHBA dhe të vendeve të NATO.

Etiketa: akademiDIPLOMApELESHI

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
OSHEE paralajmëron/ Tirana pa drita, ja zonat ku do ndërpritet energjia elektrike

OSHEE paralajmëron/ Tirana pa drita, ja zonat ku do ndërpritet energjia elektrike

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com