GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Akademia e Shkencave, si turp për shoqërinë

16:56 - 13/04/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
“Unë jam gazetar”/ Mentor Kikia sfidon Prokurorinë: Do ti publikoj informacionet, është detyra ime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Mentor Kikia – Ka një debat shumë pozitiv në publik sot për “çështjen” e Akademisë së Shkencave. Ca njerëz që ndjejnë përgjegjësi kanë vendosur të flasin e të mos pranojnë aforfe atë që ndodh.

Akademia është sot një institucion honorifik. Ajo nuk ka asete ekonomike për të bërë “shkencë” dhe nuk ka në organikë kërkues që të mund të punojnë në fushën e kërkimit shkencor. Megjithëkëtë, ajo nuk është aspak e tepërt në hierakrinë e një shoqërie.

Pa i hyrë çështjes së kërkimit shkencor, unë do të doja që këtë grusht njerëzish ta shikoja në një tjetër kënd.

Akademia, apo akademikët, janë maja e piramidës së intelektualizmit të një shoqërie. Në parim, ata nuk janë njerëzit më të pasur, as shpikësit më të medhenj. Por janë aseti më i çmuar i një shoqërie.

Ata janë truri i shoqërisë, janë njerëzit më të mënçur e më të përgjegjshëm të saj, dhe si të tillë, ata dhe instituconi i tyre duhet të shërbejnë si model për shoqërinë.

Si model për shtetin, si model për zbatimin e ligjit dhe drejtësinë, si model për politikën, si model për mekanizmat e demokracisë.

Ata duhet të ngrejnë zërin e të flasin, pa patur frikë, kur shkojnë se politika çmendet dhe populli humbet rrugën e ecën kuturru.

Ata duhet të mendojnë e sillen si atdhetarë, të nxisin dhe shtyjnë politikanët, ligjbërësit, qeveritë dhe institucoinet e tjera drejt udhëve që i shërbejnë atdheut në të ardhmen e afër e të largët.

Ndërsa qeveritë mendojnë sot për nesër, sepse u duhen vota të mbijetojnë, akademitë mendojnë për dekadat e ardhëshme. Sepse akademikët nuk zgjidhen, akademik bëhesh dhe askush s’ta heq titullin.

Por çfarë bëjnë akademikët tanë, bashkë me akademinë e tyre?

Bënë ca zgjedhje, por kanë 5 vjet që janë ende gjyqeve se u dalin më shumë fletë votimi se votues. Kanë 5 vjet gjyqeve, sepse kryetari duhej të ishte anëtar i përhershëm i Akademisë, por ai nuk ishte.

Çfarë modeli është sot Akademia?

Kryeakademiku nuk do të ikë nga akademia, edhe pse ligji parashikon një mandat. Ku të shkoj, të luaj domino me pleqtë e lagjes- ka menduar kryeakademiku? Atëherë ligjëbërësit ndryshojnë ligjin që ia mundëson atij të rizgjidhet sërish. Dhe do të rizgjidhet, sepse akademika është bërë si seksion partie.

Çfarë modeli është ky, kur ne po luftojmë të kufizojmë mandatet e presidentit, kryeministrit e kryebashkiakëve që të mos na mbeten tërë jetën mbi qafë?

Çfarë po bën kjo Akademi për çështjen kombëtare, përveçse bën gërr-mërr me Akademinë e Kosovës me keq se qeveria jonë me Albin Kurtin? Përse nuk punonet për t’i prirë bashkimit kombëtar përmes bashkimit kulturor, arsimor… e me radhë, fushë pas fushe.

Shoqëria jonë nuk është thjeshtë në krizë ekonomike apo krizë besimi. Ne jemi në një krizë te thelle intelekti. Dhe në kushtet kur nuk funksionon “turi” i shoqërisë, në shesh dalin akademikët fokloristikë që flasin për pellazge e ilirë para çdo guri me myshk. Që flasin për presidentë e mbretër anembanë botës, që janë shqiptarë e bij shqiptarësh. Dhe populli, që ka kërkuar strehim mental tek “akademia” Big Brother, i duartroket i lumtur që ne jemi më të mirë se grekët dhe serbët.

Etiketa: Akademia e Shkencavementor kikia

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Vieri çmendet pas titullarit kuqezi: Fantastik! Për mua vlen…

Vieri çmendet pas titullarit kuqezi: Fantastik! Për mua vlen...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë
Aktualitet

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

11:55 - 25/02/26

Pas më shumë se katër muajsh që nga ndalimi i qarkullimit me monopatina, një grup aktivistësh dhe qytetarësh ka dalë...

Lexo më shumë
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com