GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

AKSHI i zhytur në korrupsion, Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret për tenderin 15 mln € të shkollave

12:15 - 13/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ E-Albania dështon në prani të Ramës, Karçani në siklete: Gabon dhe “Diella”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi 15 milionë euro për laboratorët SMART në shkollat 9 vjeçare është veshur me dyshime të forta korrupsioni. Agjencia Kombëtare e Informacionit që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj ndryshoi dy herë kriteret e detyrueshme për kualifikim, pikërisht në datën kur ishte parashikuar të hapeshin ofertat e tenderit duke shtuar certifikatën e sigurisë Ky është një rast i paprecedentë, kur një autoritet kontraktor ndryshon kriteret e procedurës prokuruese pikërisht në ditën e tenderit, kur ishin parashikuar të hapeshin ofertat. Dyshimet janë se përmes këtyre ndryshimeve, AKSHI kufizoi konkurrencën dhe përjashtoi nga gara kompani për ta çuar tenderin aty ku është paracaktuar.

Tenderi

Tenderi për implementimin e laboratorëve SMART u shpall në Agjencinë e Prokurimit Publik në datën 24 korrik të 2023. Ai parashikon ngritjen e laboratorëve SMART në 216 shkolla të vendit për një fond total prej 1 miliardë e 669 milionë lekësh ose 15.2 milionë euro. Këto klasa përmbanin nga 14-19 laptop dhe pajisjet e tjera në funksion të tyre. Pra rreth 80 mijë euro kosto për çdo klasë, një çmim dukshëm i fryrë. Data e hapjes së ofertave të tenderit ishte parashikuar 24 gushti. Por pikërisht në këtë datë, AKSHI ka depozituar në Agjencinë e Prokurimeve dy shtojca për ndryshimin e kritereve. Në shtojcën e parë, AKSHI vendosi që punonjësit e kompanive pjesëmarrëse në garë duhet të ishin të pajisur me certifikatë sigurie CSP, e cila lëshohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Por pak më vonë shtoi një tjetër shtojcë, duke e ndryshuar sërish kriterin e certifikatës së sigurisë dhe tashmë duke e kërkuar atë jo për të gjithë punonjësit e kompanisë, por vetëm për ata që do të aksesojnë datacenterin qeveritar. Rrjedhimisht data e re e zhvillimit të tenderit u shty për na 6 shtator. Por në këtë rast shtyrja nuk kishte asnjë rëndësi se procedura për të pajisur një punonjës me certifikatë sigurie zgjat disa muaj. Ndaj futja e këtij kriteri ditën e tenderit e bëri të pamundur pjesëmarrjen për ato kompani, të cilat nuk i kishin punonjësit të pajisur me certifikatë. Ndërsa kompanitë e huaja me këtë kriter praktikisht përjashtohen të gjitha nga gara.  Ndryshimi i kritereve dy herë brenda ditës, për më tepër në ditën e tenderit, hedh dyshime të forta se rregullat e lojës në tendera nuk përcaktohen në zyrat e shtetit, por në ato të kompanive private, të cilat i qepin dhe i ndryshojnë ato sipas rastit, për të mos lejuar garë.

Gara për tenderin

Në garë për tenderin ishin “Sineteza” në bashkëpunim me “Fredi elektronik”, të cilat të dyja bashkë kanë kërkuar 229 milionë lekë ose 1 milion e 909 mijë euro për të realizuar kontratën. Një tjetër subjekt ka qenë “PC store” me ofertë 262 milionë lekë ose 2.1 milionë euro, por fituese ka dalë “Albascan” që kërkoi më shumë para sesa oferta më e ulët. Pra tenderi u fitua nga kompania Albascan, që deri në vitin 2017 kishte një xhiro të papërfillshme.

Dyshime për hetime nga SPAK

Dyshohet se tenderat e AKSHI-t kanë hyrë në orbitën e SPAK. Hetuesit e BKH thuhet se kanë sekuestruar një sërë kompjuterash dhe materialesh në cilësinë e provës lidhur me hetimin e këtij tenderi. Veç këtyre janë sekuestruar edhe telefonat e disa punonjësve, ndërkohë që një tjetër procedurë e cila po verifikohet është ajo e sistemit elektronik të burgjeve, që u përfshi nga skandali, kur në një burg të vendit ndodhi vrasje me armë zjarri dhe u konstatua se kamerat nuk punonin prej muajsh, edhe pse paratë paguheshin tek kompania private. AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.

/Gazeta Sot/

Etiketa: AKSHIdyshime per korrupsionKryesore1Mirlinda Karçanajtender

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Çmontohet ‘çerdhja’ e prostitucionit në Vlorë! Shpallen në kërkim dy tutoret e huaja

Prostitucioni në Vlorë/ Nën hetim dy kineze dhe klientët, në kërkim organizatorja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com