GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berat, fuoristrada përplas për vdekje kalimtarin në vijat e bardha dhe arratiset

09:37 - 20/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasje e fortë mes dy makinave në Fier-Levan, dy familje përfundojnë në kanal, flasin drejtuesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Berat, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 56-vjeçar, ndërkohë që shoferi është arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 22:30 të së martës në dalje të qytetit të Beratit, ku mësohet se viktima sapo kishte dalë nga puna nga një fasoneri që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal. Mjeti që e ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja ka qenë një Fuoristradë e zezë, e cila pas goditjes e ka tërhequr disa metra zvarrë viktimën, Artur Abazaj.

Sipas rindërtimit të vendit të ngjarjes, viktima ishte përpjekur të kalonte rrugën përgjatë vijave të bardha, kur është goditur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Beratit dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti e ka tërhequr 56-vjeçarin disa metra zvarrë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia e Beratit ka kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ka pyetur edhe dëshmitarët që sapo kishin dalë nga puna në momentet që u godit për vdekje Abazaj, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi përgjatë rrugës, i vetmi në këtë zonë me kamera sigurie. Nga kamerat e sigurisë që nuk kanë fushëpamje të vendit të aksidentit por një kënd tjetër vihet re fuoristrada e zezë që largohet me shpejtësi nga vendngjarja, 2 sekonda pasi ka goditur për vdekje dhe ka tërhequr zvarrë 56-vjeçarin. Edhe pse nëpërmjet kamerave të sigurisë nuk duket qartë tipi i mjetit dhe targat e tij, burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë duke punuar për zbardhjen e pamjeve dhe identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.

Etiketa: Berate funditkembesorkronike

Lajme të lidhura

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve

23:57 - 24/03/26
Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë
Aktualitet

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

22:53 - 24/03/26
Burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën…
Aktualitet

Burri vrau gruan dhe më pas veten, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën…

21:08 - 24/03/26
Para
Të maskuar e me kallashnikov, grabitet shtëpia e noterit të njohur në Sarandë

Të maskuar e me kallashnikov, grabitet shtëpia e noterit të njohur në Sarandë

TË FUNDIT

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve

23:57 - 24/03/26

Pas 108 ditësh qëndrese përpara kryeministrisë, Asriatik Lapaj ka vendosur të mbyllë protestën që nisi më 8 dhjetor 2025. Protesta...

Lexo më shumë
Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë

22:53 - 24/03/26
Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri

22:36 - 24/03/26
Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme

22:08 - 24/03/26
U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

U përjashtua nga Noka se mbështeti Salianjin, reagon Dritan Burgija: Vendim absurd dhe i paburrë

21:30 - 24/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com