Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e ‘Lungomares’ në Vlorë.
Mësohet se një automjet tip ‘Benc’ dhe një ‘Mazda’ janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy vajza që ndodheshin në automjetin tip ‘Mazda’ me targë AB 248 DU dhe një person i tretë i moshuar.
Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe e një prej automjeteve.
Ambulanca ka shkuar në vendngjarje duke i dhënë ndihmën e parë dy vajzave të lënduara dhe të moshuarit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Discussion about this post