GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Aksident makabër në një fabrikë, vdes e reja shtatzënë (Foto)

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksident makabër në një fabrikë, vdes e reja shtatzënë (Foto)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vajzë 21-vjeçare shtatzënë ka vdekur në një aksident të tmerrshëm kur flokët e saj u kapën nga një makineri që prodhonte tel saldimi, gjatë një vizite në një fabrikë në Bjellorusi.

Umida Nazarova, e cila ishte shtatë javë shtatzënë, po aplikonte për punë në fabrikën ‘Svarmet’ në Borisov e cila prodhon elektroda dhe tel saldimi, bëjnë me dije mediat e huaja.

Teksa dikush po i tregonte ambjentet e fabrikës, flokët e saj mbetën të bllokuara tragjikisht në një prej makinerive industriale.

“Flokët e saj iu mbështollën rreth qafës”, tha nëna e saj Olga, për mediat.

Megjithse ishte çliruar nga kapja, vajza raportohet se nuk u zgjua më kurrë dhe vdiq nga plagët.

“Humbën dy jetë, ajo ishte shtatë javë shtatzënë. Ata e panë që i kishte flokët e gjata, përse nuk i dhanë diçka që t’i mbulonte?” tha babai i saj Dmitry.

Hetuesit bjellorusë thanë gjithashtu se në momentin e tragjedisë, punonjësja që po shoqëronte Nazarova ishte kthyer për të bërë një regjistrim te parametrat e fabrikës.

“Kur ajo ktheu kokën, vajza ishte përtokë pa ndjenja. Flokët e saj ishin kapur në makineri”, thanë hetuesit.

Një zyrtar i fabrikës është akuzuar për mangësi në detyrën zyrtare prej neglizhencës duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Fabrika kishte paguar për funeralin e të resë.

Së fundmi, nëna e viktimës tha se familja dëshironte të celebronte martesën e saj dhe të priste nipin ose mbesën që do të lindte.

“Nuk është kjo që desha për fëmijën tim”.

 

 

 

Etiketa: aksidentBoteHumb jeten

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Presidenti i UEFA-s në Tiranë, Ibrahimi: Procesi elektoral i FSHF do jetë i lirë

Presidenti i UEFA-s në Tiranë, Ibrahimi: Procesi elektoral i FSHF do jetë i lirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com