Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fllakë të Durrësit.
Nga raportimet mësohet se një person, 57-vjeçar, që po udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë.
Më herët, në hyrje të qytetit të Durrësit ndodhi një tjetër askident, ku një autobus përplasi këmbësorin, i cili është transportuar në spital.
Durrës/Informacion paraprak
Mbasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndëruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Discussion about this post