Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Kamëz.
Siç shihet në pamjet, një makinë është përmbysur në mes të rrugës.
Në automjet udhëtonin dy vajza, njëra prej të cilave ka mbetur e lënduar.
Dyshohet se një makinë tjetër i ka prerë rrugën makinës tip “Peugeot” në të cilën ndodheshin vajzat.
Shoferi më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Një hetim ka nisur për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post