Një aksident është regjistruar sot në Shkodër, ku një 36-vjeçare me automjet, ka përplasur me makinë një të moshuar që lëvizte me biçikletë.
“Rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”, automjeti me drejtuese shtetasen B. M., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, ka aksidentuar shtetasin E. K., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Shtetasi E. K. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia.
Discussion about this post