GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti në Qafë Thanë, detajet: U plagosën 6 persona, 2 rëndë

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Pamje nga aksidenti i frikshëm në Qafë – Thanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele në Qafë Thanë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në aksident u përfshi një autobus dhe një makinë Benz. Nga përplasja automjeti, që drejtohej nga një 28-vjeçar u përfshi nga flakët, duke lënë të plagosur 6 personat që ndodheshin në të.

Ata u transportuan drejt spitalit për ndihmë mjekësore. 2 prej të plagosurve, janë në gjendje të rëndë dhe u nisën drejt Tiranës.

Sa i përket autobusit, nuk dihet sa persona kishte në të, megjithatë policia tha se nga ky mjet nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat.

Etiketa: aksidentiKryesore1Qafe Thane

Lajme të lidhura

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit
Aktualitet

Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull/ Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i grupit kriminal

10:19 - 17/11/26
SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë
Aktualitet

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë

09:57 - 17/11/26
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë,
Aktualitet

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë,

09:52 - 17/11/26
Para
VIDEO – Aksidenti në Qafë-Thanë, shoferi i autobusit: Mjeti më preu rrugën

VIDEO - Aksidenti në Qafë-Thanë, shoferi i autobusit: Mjeti më preu rrugën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy prej personave më të rëndësishëm të dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i rrjetit
Aktualitet

Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull/ Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i grupit kriminal

10:19 - 17/11/26

Është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë Kevin Margjoni, 49 vjeç, i akuzuar si një nga financuesit dhe negociatorët e trafikimit...

Lexo më shumë
SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë

09:57 - 17/11/26
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë,

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë,

09:52 - 17/11/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

Organizatat shqiptaro-amerikane letër Ramës: Të merret përgjegjësi politike, deri në dorëheqje

09:35 - 17/11/26
Eurostat ngre alarmin: Shqipëria renditet e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit në Shqipëri mbi trefishin e normës së OBSH, mijëra vdekje të parakohshme regjistrohen në vit

09:22 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com