GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti tragjik i dy të rinjve shqiptarë në Itali, arrestohet shoku i Valerios, ne Audin e vjedhur po ecte me 150 km/orë

09:38 - 13/09/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidenti tragjik i dy të rinjve shqiptarë në Itali, arrestohet shoku i Valerios, ne Audin e vjedhur po ecte me 150 km/orë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që i mori jetën një 18 vjeçari shqiptar, ndërsa shoku i tij u plagos rëndë.

Dy të rinjtë, Valerio Maksuti dhe shoku i tij 19 vjeç  jetonin prej vitesh në Bolonja. Ishin larguar nga Shqipëria të mitur pa familjen e tyre për të jetuar në Itali për një jetë më të mirë.

Ata ndodheshin në automjetin Audi, i cili kishte rezultuar i vjedhur prej disa ditësh dhe u përplas me një shtyllë në rrugën Murri, në Bolonjosës mëngjesin e 12 shtatorit 2025.

Ata po përpiqeshin t’i arratiseshin kontrollit policor.

Ata pak dëshmitarë që kanë qenë në rrugë në orën 05:30 të mëngjesit tregojnë për një makinë që po ecte si e çmendur ‘ ndoshta me 150 kilometra në orë’ tregon shitësi i gazetave, Massimo Mastri dëshmitar i gjithë skenës.

Kamerat filmuan aksidentin 

Një kamera sigurie kanë kapur pamjet kur Audi me  ngjyrë jeshile vjen me shpejtësi të çmendur në kryqëzimin me via dei Lamponi, në drejtim të periferisë. Makina humbet kontrollin dhe brenda një fraksioni sekonde përplaset me një shtyllë ndriçimi.

Makina ndahet në dysh e bëhet copa copa, një grumbull llamarinash. Brenda në sediljen e pasagjerit ishte 18 vjeçari Valeria, për të cilin nuk kishte asnjë shans për ti shpëtuar jetën.

Valjero Maksuti, 18 vjeç, vdiq në vend. Drejtuesi i mjetit, 19 vjeç, mbeti i plagosur por i mbijetoi mrekullisht. Doli nga ajo grumbull llamarine pothuajse i padëmtuar, ndërsa u dërgua në spitalin Maggiore.

Ai është arrestuar për ’vrasje në rrugë’ ndërsa akuzohet dhe për rezistencë  ndaj policisë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin kishte rezultuar i vjedhur në Bolonjë në natën mes 8 dhe 9 shtatorit.

Kamera e sigurisë ka regjistruar dhe momentin kur mbërrin makina e policisë, që po e ndiqte vetëm pak sekonda pas përplasjes.

Agjentët zbresin menjëherë nga makina për të dhënë ndihmën e parë. Por mes dy automjeteve nuk ka pasur asnjë përplasje e sqaroi Policia e Shtetit, duke tentuar të shuajë çdo polemikë që në fillim dhe duke shpërndarë gjithashtu videon për shtypin, vetëm pak orë pas aksidentit.

Arratisja që përfundoi në tragjedi

Të rinjtë në bordin e makinës po iknin pikërisht nga patrulla e policisë, e cila kishte vënë re Audi-n të ndalur në një semafor të kuq në via Tolmino. Automjeti ishte i shtrenjtë, ndërsa dy të rinjtë në timon tepër të rinj në moshë. Agjentët iu afruan dhe i kërkuan drejtuesit të ndalonte për një kontroll. Por sapo semafori u bë jeshil, 19-vjeçari në timon shtypi gazin dhe u largua me shpejtësi të madhe.

Fillon ndjekja: Audi-ja ecën me shpejtësi të cmendur përgjatë bulevardeve e më pas në via Murri. Pikërisht aty, në kthesën pranë via dei Lamponi, 19-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë.

Patrulla e policisë, e cila për një segment të rrugës kishte humbur nga shikimi Audi-n, mbërriti menjëherë pas përplasjes. Këtë e dëshmojnë edhe disa banorë që dëgjuan goditjen dhe dolën menjëherë në dritare.

Brenda në Audin e aksidentuar policia gjeti dorezë hekuri, një çekiç për thyerje xhamash dhe mjete për vjedhje me thyerje.

Hetimet

Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe është herët për të thënë se ku ishin nisur dy të rinjtë dhe çfarë kishin ndërmend të bënin. Dy të rinjtë nuk ishin të njohur për policinë. Nuk është e qartë as kush e kishte vjedhur makinën.Ka shumë gjasa që ajo të mos ishte marrë prej tyre, por nga dikush tjetër.

Si Audi-ja, ashtu edhe patrulla e policisë janë sekuestruar, ndërsa trupi i pajetë është vënë në dispozicion të prokurorit.

gijotina.com/

Etiketa: aksidentItali

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Kallëzimi për “Medicare” në polici/ Si u mashtrua portugezi nga klinika, pagoi 5200 euro për ndërhyrje estetike

Kallëzimi për “Medicare” në polici/ Si u mashtrua portugezi nga klinika, pagoi 5200 euro për ndërhyrje estetike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com