GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Aksidenti tragjik në Bullgari, dëshmia: Njerëzit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve

08:32 - 23/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti tragjik në Bullgari, dëshmia: Njerëzit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar flakëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maya Argirova, shefe e klinikës së djegieve në Pirogov shprehet se njerëzit e mbijetuar nga aksidenti tragjik në Bullgari me 46 viktima janë me trauma të rënda, kanë humbur të afërmit, fëmijët. “Ata u hodhën nga xhamat e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet” shtoi Argirova. Autobusi ka hyrë përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo mbrëmë pak pas orës 21:00. Rreth orës 3.00 ka ndodhur aksidenti në autostradën në drejtim të Sofjes – Bllagoevgrad.

“Nuk kemi asgjë të mirë për të thënë, e nisim me një lajm të keq: një tragjedi që na tronditi. Ky aksident rrugor duhet të hetohet shpejt. Kur gjithçka të jetë bërë, do të jetë e mundur të komentoj për shkakun e mundshëm. Lërini hetuesit të bëjnë punën e tyre.

Kemi një tragjedi të madhe dhe përfitoj nga rasti për të shprehur ngushëllimet e mia për të afërmit e viktimave”. Kështu tha kryeministri Stefan Yanev. Janev, ministri i brendshëm Bojko Rashkov dhe zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov ishin vendngjarje.

“Le të shpresojmë se do të nxjerrim mësime nga ky incident dhe nuk do të lejojmë më incidente të tilla. Për momentin është e qartë vetëm se autobusi është i regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Në orët e para të ditës e kemi njoftuar kryeministrin Zaev, i cili po udhëton këtu”, shtoi Yanev.

“Fotografia është e tmerrshme”, tha Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov. “Tragjedia do të zbardhet me detaje në vijim të hetimeve. Nuk është për tu parë”, theksoi ministri. “Nga përvoja ime do të thoja se nuk kam parë një gjë të tillë më parë, kemi biseduar edhe unë me kolegun Sarafov, njerëzit janë djegur.

Është e vështirë të identifikosh person për person. Ka shumë mundësi që ndezja të ketë ndodhur edhe si pasojë e kontaktit me parmakun. Gjithçka është e mundur, shpresoj që gjithçka të sqarohet shumë shpejt”, shtoi ministri.

Etiketa: aksidentBullgaridetajeViktima

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Të mbijetuarit në Bullgari, 6 me djegie e me fraktura, si paraqitet gjendja e tyre

Të mbijetuarit në Bullgari, 6 me djegie e me fraktura, si paraqitet gjendja e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com