GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Aksidenti tragjik në Bullgari, ekspertiza zbulon shkakun

16:30 - 02/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksidenti tragjik në Bullgari, ekspertiza zbulon shkakun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Barrierat në vendpushimet e autostradës “Struma” ku ndodhi tragjedia me autobusin e Besa Trans kanë qenë të vendosura gabimisht, thuhet në ekspertizën e re bullgare.

Instituti për Siguri Rrugore ka autorizuar një auditor ndërkombëtar që të kryejë një ekspertizë të paanshme të gjendjes së rrugës ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Ky raport i është dorëzuar Prokurorisë në Sofje, duke nxjerr në pah detaje të reja që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e rastit tragjik të autobusit në Bullgari.

“Nga inspektimi është konstatuar se bankinat mbrojtëse të rrugës nuk ishin instaluar sipas standardeve. Në zonën e aksidentit kanë ndodhur aksidente të shumta, gjatë të cilave janë dëmtuar rrethojat mbrojtëse. Në këtë rast, në shiritin e ndarjes së mesme mund të shohim se ka një riinstalim të objektit. Duhet të ketë pasur një aksident të mëparshëm në të njëjtën zonë. Mbajtësi i bankinës është montuar gabimisht me dy vida në vend të katër. Kjo është arsyeja pse është thyer rrethoja mbrojtëse pavarësisht shpejtësisë së ulët me të cilën ka goditur autobusi. Është konstatuar se mungojnë tabelat, si dhe ka shenja të dëmtuara”, kanë thënë nga Instituti për Siguri Rrugore në Bullgari.

Nga Prokuroria Publike në Shkup nuk tregojnë detaje nëse janë hetuar edhe tre autobusët e tjerë, të cilët ishin në turnin e përbashkët të udhëtimit në natën e kobshme. Ne pyetëm përse kanë nxituar tre autobusët e tjerë të lëshojnë sa më shpejtë Bullgarinë dhe se a janë marrë në pyetje udhëtarë e tjerë.

“Në procedurën për të cilën keni treguar interes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për vërtetimin e fakteve. Rasti është në fazën para hetimore, gjatë së cilës prokurorët publik nuk mund të ndajnë detaje për veprimet që janë duke u ndërmarrë momentalisht”, u shprehën nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

Teksa hetimet vazhdojnë, nesër do të sillen edhe trupat e pa jetë në vend. Nga Ministria e Punëve të Jashtme, thonë se të premten në mëngjes, në aeroportin e Shkupit do të sillen viktimat dhe të njëjtën ditë do t’u dorëzohen familjeve për ceremonitë mortore. Bullgaria ka siguruar dy aeroplan ushtarak për të transportuar 45 viktimat e tragjedisë, tha Ambasadori i Bullgarisë në vend Angel Angelov.

“Po, nga ana bullgare janë siguruar dy aeroplan transportues ushtarak që do të fluturojnë nesër nga Sofja drejt Shkupit për të sjell trupat e tragjedisë”, ka thënë Angel Angelov, Ambasadori i Bullgarisë ë Shkup.

Pas tragjedisë së një jave më parë, identifikimi i viktimave u krye të mërkurën në bazë të analizave të ADN-së. Ndërkaq, autoritetet e hetuesisë bullgare janë duke bërë kërkime të dëshmive për të zbardhur rastin. Ekspertiza e parë për tragjedinë në Bullgari, konstatoi se rruga kishte mungesa, por shkaktar për vdekjen e 45 udhëtarëve ishte zjarri në autobus. Konstatohet gjithashtu vonesa prej 6 muajve për vënien e sinjalistikës së trafikut në autostradën famëkeqe të Strumës. Prokuroria, përveç faktorit njeri po heton edhe shkaqet e lëndëve të dyshimta ndezëse në autobus që mund të kenë shndërruar aksidentin në tragjedi./ Alsat

Etiketa: aksidentBullgariEkspertize

Lajme të lidhura

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Vendimi i KQZ: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme
Breaking Views

Vendimi i KQZ: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme

21:08 - 02/12/25
Para
I tha yllit të Romës të largohet nga Italia, çfarë fshihet pas fjalëve të Mourinhos?

I tha yllit të Romës të largohet nga Italia, çfarë fshihet pas fjalëve të Mourinhos?

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com