GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debati mbi përdorimin e gjuhës shqipe u shfaq fuqishëm gjatë seancës së 13-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta në Shkup. Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, reagoi për mosrespektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se materialet e seancës nuk ishin përkthyer në shqip, gjë që e bënte të ndihej e diskriminuar dhe jo në kushte të barabarta. Ajo bllokoi seancën duke kërkuar që fillimisht t’i siguroheshin materialet në gjuhën shqipe përpara vazhdimit të diskutimeve.

Nga ana tjetër, nënkryetarja e komisionit, Vesna Gjorgjieva, i hoqi të drejtën e fjalës Dautit, duke e akuzuar për përpjekje për manipulim të pjesëmarrësve dhe përfitim politik. Megjithatë, Dauti qëndroi në foltore dhe ngriti shqetësime për dokumente të nënshkruara vetëm në gjuhën maqedonase, duke fajësuar edhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, për neglizhencë në zbatimin e gjuhës shqipe. Pas kësaj, u kërkua pauzë për të përgatitur materialet në shqip për deputetët shqiptarë.

Debati për përdorimin e gjuhës shqipe ka marrë një përmasa më të gjerë në Maqedoninë e Veriut pas protestave të studentëve shqiptarë të Jurisprudencës, të cilët kërkojnë që provimet e lirimit të mbahen në gjuhën shqipe. Studentët dhe qytetarët shqiptarë kanë theksuar se kjo është një e drejtë e tyre ligjore, ndërsa disa kanë kritikuar partitë shqiptare për dobësimin e mbrojtjes së gjuhës amëtare.

Etiketa: kuvendMaqedonishqip

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë
Breaking Views

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

20:35 - 20/10/26

Tensione në protestën e sotme më 20 tetor mes protestuesve dhe policisë. Policia ka hedhur ujë me kimikate në drejtim...

Lexo më shumë
“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

20:27 - 20/10/26
Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

20:20 - 20/10/26
Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

20:18 - 20/10/26
I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com