GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Dy viktima ende të paidentifikuara, ja sa vite burg rrezikon shoferi

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Identiteti i tetë viktimave nga aksidenti me autobus në Kroaci tashmë është konfirmuar kurse për dy të tjerë po vazhdon procesi i identifikimit, sipas Policisë në Kroaci.

Dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Pasagjerët me prejardhje nga Kosova që u lënduan në aksidentin me autobus në Kroaci janë në gjendje stabile.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Slavonski Brod, Josip Samarxhiq, konfirmoi për media se shumica e pacientëve pritet të lirohen nga spitali.

“Dy pacientë me rrezik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe i nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv. Në orët e paradites, shtatë operacione u kryen tek të lënduarit e aksidentit të djeshëm të trafikut, ndërsa gjatë ditës, 20-25 pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi “, tha Samarxhiq.

Në anën tjetër, Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla pasi vizitoi të plagosurit të hënën në mëngjes, tha se po punojnë në transportimin e të lënduarve.

“Në koordinim me autoritetet kroate po përpiqemi të organizojmë transportin e të plagosurve sa më shpejt të jetë e mundur. Sot ne do të përpiqemi të transportojmë disa nga njerëzit tanë që nuk kanë lëndime serioze në Kosovë dhe që disa të kthehen në Gjermani,” tha ai.

Ministri tha se ata vizituan të plagosurit dhe biseduan me ta si dhe me familjarët e të vdekurve.

“Të gjithë janë mirënjohës për gjithçka, spitali, policia dhe të gjitha institucionet. Familjet e viktimave e kanë më të vështirë, por të gjithë po punojmë së bashku për ta bërë më të lehtë për ne,” tha Sveqla.

I pyetur nëse shoferi i arrestuar do të transferohej në Kosovë, ai tha se po presin të gjejnë një zgjidhje.

“Ne jemi këtu për të respektuar ligjet e Republikës së Kroacisë, aksidenti ka ndodhur këtu, ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”, ai shtoi.

Shoferi i arrestuar, 52 vjeçar, shtetas i Kosovës, është dërguar në paraburgim, sipas Policisë në Kroaci.

Ai dyshohet për veprën penale të shkaktimit të një aksidenti trafiku.

“Dënimi për një vepër të tillë është deri në 15 vjet burg”, tha Nikola Milina, drejtor i përgjithshëm i Policisë në Kroaci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës udhëtuan të dielën drejt Kroacisë.

Disa prej tyre u kthyen tashmë në Kosovë, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vazhdojnë të qëndrojnë në Kroaci./REL

Etiketa: aksidentKoraci

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
Para
Ronaldo mori gjithë vëmendje, por ja cilët yje të tjerë të Serisë A u rikthyen sot në stërvitje

Ronaldo mori gjithë vëmendje, por ja cilët yje të tjerë të Serisë A u rikthyen sot në stërvitje

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com