Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Vajkal.
Një mjet ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
Sipas policisë lokale të Bulqizës mësohet se drejtuesi i automjetit udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e mitur.
Të tre personat janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës. Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.
Discussion about this post