GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidentohet një minator në Bulqizë, Albchrome mban të fshehur rastin

20:23 - 20/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidentohet një minator në Bulqizë, Albchrome mban të fshehur rastin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sindikata e minatorëve akuzoi policinë për fshehje të aksidentit në të cilin një minator 54 vjeç pësoi fraktura në këmbë gjatë punës në galeritë e kromit në Bulqizë dhe u përcoll për ndihmë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi është bërë me dije fillimisht nga Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ditën e sotme, ku thuhet se aksidenti ka ndodhur ditën e hënë në galeritë e kromit të kompanisë Albchrome, por ishte mbajtur i fshehur.

“Minatori 54-vjeçar Arben Stafa ka humbur njërin nga gishtat e këmbës dhe është transportuar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Siç ndodh rëndom tashmë, ky aksident është tentuar të mbahet i fshehtë”.

BIRN ju drejtua edhe kompanisë Albchrome e cila është pjesë e grupit turk Yildirim, koncensionari më i madh në zonën e Bulqizës lidhur me shkaqet e këtij aksidenti, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk mori asnjë përgjigje.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës akuzoi Policinë e Shtetit edhe mediat se nuk e kanë bërë publike aksidentin e ndodhur në galeritë e kromit të Albchrome.

“Kjo praktikë e vazhdueshme e zhvlerësimit të shëndetit dhe jetës së punëtorëve, është e dënueshme”.

Nga ana tjetër, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, mohoi akuzat dhe deklaroi se për rastin në fjalë janë kryer të gjitha veprimet dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Dibrës. “Ngjarja nuk është mbajtur e fshehtë nga policia dhe kjo ngjarje është e publikuar në ëebin e Policisë së Shtetit”.

Aksidentet në punë vijojnë të mbeten një problem në vend, ndërsa siç BIRN ka gjetur më herët ato në pjesën më të madhe nuk hetohen dhe kryesisht faji u mbetet viktimave.

Numri i aksidenteve në punë dhe i aksidenteve fatale në vendin e punës apo për shkak të punës, mbetet thuajse i pandryshuar vit pas viti. Për vitin 2021 nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore janë regjistruar si të aksidentuar në punë 185 punonjës, tre më shumë se një vit më parë. Ndërkohë numri i punëtorëve që humbën jetën ra nga 36 në vitin 2020 në 33 me humbje jete.

Minierat dhe ndërtimi mbetën sektorët me më shumë raste aksidentesh fatale, ndërsa vitin që kaloi u rrit numri i aksidenteve të rënda në sektorin e energjisë ku humbën jetën kryesisht elektricistë të punësuar në kompani publike. Ndërkohë njëlloj si në vitet e shkuara edhe pse me një popullsi shumë herë më të vogël, Dibra ishte qarku i dytë për nga viktimat për shkak të pesë të vrarëve në minierat e këtij qarku. Aksidentet e rënda në punë kanë vijuar edhe gjatë këtij viti. Dy persona u vranë në një aksident në një minierë në Tropojë, ndërsa një 19-vjeçar humbi jetën në Portin e Durrësit.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona
Aktualitet

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit
Aktualitet

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra
Aktualitet

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Para
Veshje speciale, biçikleta e fenelina/ Lali Eri hap thesin, 208 milionë lekë tender në mes të krizës

Veshje speciale, biçikleta e fenelina/ Lali Eri hap thesin, 208 milionë lekë tender në mes të krizës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona
Aktualitet

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa njësi administrative të Qarkut Dibër. Prej ditës së...

Lexo më shumë
Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com