GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima, Ernis Xhumari, humbi jetën pasi automjeti që drejtonte u përfshi në një aksident në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Plasmasit”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 01:45 kamerat e sigurisë kanë konstatuar një automjet tip “Mercedes-Benz” duke kryer manovra të rrezikshme përpara Komisariatit të Policisë Lushnjë. Më pas, drejtuesi ka dalë nga mjeti dhe ka bërtitur disa herë para godinës së komisariatit.

Pas njoftimit të patrullës së policisë për të verifikuar situatën, 43-vjeçari është larguar me shpejtësi të lartë sapo ka vënë re efektivët që po afroheshin. Vetëm pak minuta më vonë, ai dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të shpejtësisë së madhe.

Mjeti fillimisht është përplasur me bordurat anësore të rrethrrotullimit, më pas me një shtyllë ndriçimi dhe ka përfunduar i përmbysur disa metra më tej. Për pasojë, Ernis Xhumari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Viktima rezulton të jetë vëllai i zv.ministres së Mjedisit, Elda Xhumari. Burime bëjnë me dije se ai ishte arrestuar më parë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, por kishte shmangur pezullimin e lejes së drejtimit duke paguar dyfishin e masës administrative.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.

Etiketa: aksidentLushnjëViktima

Lajme të lidhura

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj
Aktualitet

Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

14:49 - 12/11/26
Para
I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri)

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh
Breaking Views

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

18:27 - 12/11/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

18:11 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

14:49 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com