Një aksion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë. Aksioni po zhvillohet te Kodra e Diellit 2. Mësohet se Operacionalja ka rrethuar zonën. Aksioni lidhet me eksponentë të krimit, që dyshohet se shpërndajnë kokainë.
Gjithashtu kontrolle po bëhen edhe në zona të tjera. Raportohet për një laborator droge edhe në Qerekë.
Aksioni vjen pas një hetimi disamujor, ndërsa dyshohet se në një banesë private në Qerekë të Niklës, është zbuluar një laborator kokaine.
Kontrolle po bëhen edhe në zona të tjera të Tiranë, në disa banesa, ndërsa thuhet se ka edhe disa të arrestuar, por ende nuk dihet numri, pasi operacioni është në vijim.
Disa agjenci ligjzbatuese marrin pjesë në aksion, teksa kontrollet i drejton Operacionalja në Policinë e Shtetit. Në krye të operacionit mësohet se qëndrojnë SPAK dhe autoritetet ligjzbatuese nga Spanja, për llogari të të cilëve po kryhet ky aksion.
gijotina.com/
Discussion about this post