GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni antidrogë, si DEA amerikane dhe policia greke futën në kurth shqiptarin dhe grupin e tij

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni antidrogë, si DEA amerikane dhe policia greke futën në kurth shqiptarin dhe grupin e tij

Andrea Mërkuri, një nga shqiptarët e arrestuar dhe kokaina e kapur në Portin e Pireut

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rast i trafikut ndërkombëtar të kokainës u godit dje nga policia greke në Portin e Pireut në bashkëpunimin edhe me DEA-n amerikane.

Një sasi prej 210 kg kokainë u sekuestruar brenda një konteineri me karkaleca deti të ngrirë. Konteineri ishte nisur nga porti i Guajakilit në Ekuador dhe destinacion final kishte Shqipërinë.

Katër persona, 2 shqiptarë dhe 2 grekë, u arrestuan gjatë aksionit policor.

KALI I TROJËS

Por si arriti policia greke të godiste këtë rrjet?

Sipas të përditshme greke “Kathimerini”, policia aplikoi skemën e njohur si “Kali i Trojës”: Përmes një agjenti të infiltruar, kishte arritur të depërtonte në radhët e shpërndarësve të drogës.

Agjenti i infiltruar i bindi ata se kishte aftësinë që kokainën ta nxirrte nga konteineri që ndodhej në Portin e Pireut dhe ta çonte në një vend të sigurt ku më pas mund ta merrnin anëtarët e tjerë të organizatës.

Dhe pikërisht kjo skemë u aplikua. Personi i infiltruar kishte arritur ta nxirrte kokainë nga konteineri.

Mëngjesin e 22 Majit, ai i çoi 4 të arrestuarit në një lokal në Pire me pretendimin se aty kishte fshehur drogën dhe mund ta merrnin.

Por me të mbërritur në lokal, anëtarët e rrjetit të drogës panë jo vetëm pakot e kokainës, por edhe një numër të madh agjentësh policie. Ata u arrestuan, ndërsa ju sekuestruan edhe një shumë parash cash prej 131,675 Euro.

Kokaina ishte e ndarë në 180, ndërsa disa orë më vonë policia greke njoftoi se kishte gjetur edhe 100 kg të tjera në një konteiner tjetër përpos sasisë prej 210 kg.

Sa i përket shtetasve shqiptarë të arrestuar, ata janë identifikuar si Andrea Mërkuri 48 vjeç dhe Marsel Stafaj, 36 vjeç. 48-vjeçari, që konsiderohet edhe si një nga kokat kryesore të grupit kriminal që kryente trafikun transnacional të drogës, nuk është një emër i panjohur për policinë greke. Ai ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 20 vite burg për pjesëmarrje në një grup qe merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Etiketa: Andrea MërkuriDEAKryesore1Marsel Stafaj

Lajme të lidhura

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Dyshimet e aktivistit: Nëse krijohet një lëvizje apo parti, ajo do të dalë vetëm nga ky shesh
Breaking Views

Dyshimet e aktivistit: Nëse krijohet një lëvizje apo parti, ajo do të dalë vetëm nga ky shesh

19:55 - 29/09/26
Para
ARRSH: Bllokohet sot aksi Elbasan – Qafë Thanë, ja si do të devijohet qarkullimi!/ FOTO

ARRSH: Bllokohet sot aksi Elbasan - Qafë Thanë, ja si do të devijohet qarkullimi!/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com