GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Aksioni i Forcave Speciale në Kosovë, dalin para gjykatës 7 të arrestuarit

11:10 - 22/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksioni i Forcave Speciale në Kosovë, dalin para gjykatës 7 të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vazhdimësinë e aksionit “Brezovica” i cili ishte i gjashti me radhë, të mërkurën u prangosën shtatë persona, në mesin e tyre tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Shtatë të dyshuarit do të dalin sot në orën 11:00 para Gjykatës Themelore të Ferizajt, ka konfirmuar prokurori i rastit Rasim Maloku. Aty pritet të bëhet caktimi i masës së paraburgimit. Prokurori i rastit, Rasim Maloku, tha se një person nuk është hasur në shtëpinë e tij ku sipas familjarëve ai ka udhëtuar jashtë vendit.

Të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, ka njoftuar prokuroria.

Gjithashtu, prokuroria ka dhënë detaje se çka është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit tek personat e dyshuar, në cilësinë e provave materiale.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar: Certifikatë e pronësisë (10 fletë), Skicë (1 fletë) dhe Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar: Dy telefona Samsung, Një Loptop HP, Si dhe dokumente të ndryshme.

Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar: Një telefon Samsung me dy kartela sim card, Një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA, Një hard disk Apacer, Një kompjuter laptop i markës Lenovo, Një kompjuter laptop i markës Dell, Një kompjuter laptop i markës Acer.

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar: Një revole me nr serik 54A 040356, 9 fishekë te cal. 45 mm, Dy karikator te revoles, Një kallf i revoles, Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar, Një telefon IPHONE7, ngjyrë e zezë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar: Telefon Iphone 13, ngjyrë Hiri, Laptop “Apple”, Dokumente, Certifikata Kadastra 3 faqe, Kopje Plani 20 faqe, Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe, Kontarta Trojeve, 30 faqe, Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe, Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica, 3 Vula, USB dhe një Sd Card, Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë “Zervena Zasatava me nr serik 1947, Një karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm, Një veture Toyota, Një veturë “Mercedes G class”,Një telefon Iphone 13 pro , Tri kartela bankare, Dokumente te ndryshme.

Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në 2 (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: Një veturë Mercedes Benz S500, Një veturë Toyota Land Cruiser, Një Librezë e veturës, Një Librezë e veturës , Një Telefon Iphone 12 Mini, Një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyre e zezë.

Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë: Veturë Mercedes AMG, Një librezë e veturës, Kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER, çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes”, ka njoftuar prokuroria.

Aksioni “Brezovica” ka nisur në dhjetor të vitit 2021, në njërin nga këto aksione ishte arrestuar edhe ish-kryetarit të Shtërpcës Bratisllav Nikoliq. Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Nikoliq dyshohej se kishte pranuar ryshfet dhe dhurata me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në vikend-zonën e Brezovicës.

Prokurori Rasim Maloku kishte deklaruar se dyshohej që ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq,  ka përfituar mbi 1 milion euro jashtëligjshëm.

Gjatë realizomit të këtyre aksioneve bastisje ka pasur edhe në Ministrinë e Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Disa ditë më parë Prokuroria informonte se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensisë Kadastrale të Kosovës, vazhdonte operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.

“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhej në njoftimet e njëpasnjëshme të prokurorisë.

Numri i personave të arrestuar në aksionet e ndara në rastin “Brezovica” ka shkuar në dhjetëra të arrestuar si dhe janë sekuestruar gjëra me vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Etiketa: gjkykataKadastraKosoveoperacion policor

Lajme të lidhura

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht
Botë

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

11:23 - 11/04/26
Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve
Kosovë & Rajon

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Para
“S’ka siguri detare”, Grida Duma nga Kuvendi: Një 7-vjeçare u vra në Potam

“S’ka siguri detare”, Grida Duma nga Kuvendi: Një 7-vjeçare u vra në Potam

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador
Breaking Views

Shtëpia e Bardhë vendos për Shqipërinë, Eric Wendt kandidati për ambasador

22:12 - 13/04/26

Eric Wendt, nga Kalifornia, është nominuar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën...

Lexo më shumë
Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës

Renditja/ Vllaznia zyrtarisht në ‘Final Four’, Elbasani në vend të dytë, garë e fortë në fund të tabelës

22:07 - 13/04/26
Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve

Leksion futbolli nga Elbasani, Partizani dorëzohet përballë 10 lojtarëve

21:49 - 13/04/26
Operacion i Prokurorisë në Tiranë, goditen 3 Call Center-a, disa të arrestuar

Operacion i Prokurorisë në Tiranë, goditen 3 Call Center-a, disa të arrestuar

21:14 - 13/04/26
Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit

20:59 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com