GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni i SPAK – Arrestohen vëllai dhe kushëriri i deputetit socialit/ Banesat e kontrolluara

11:10 - 17/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni i SPAK – Arrestohen vëllai dhe kushëriri i deputetit socialit/ Banesat e kontrolluara

Eduard Ndreca

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të operacionit të SPAK mësohet se janë arrestuar edhe Elvis Ndreca dhe Armando Ndreca, djali i xhaxhait dhe vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca.

Armando Ndreca u arrestua edhe në një aksion anti-drogë para një muaji, por u lirua më pas nga Gjykata e Lezhës. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli.

Pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, GJKKO ka firmosur mbi 40 urdhër-arreste për personazhe të botës së krimit. Deri më tani janë ekzekutuar 9 prej tyre. Në kuadër të këtij operacioni të SPAK është shpallur në kërkim ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe dy ish-anëtarët e bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Plaurent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, si dhe emra të tjerë të njohur në raportimet e kronikës së zezë.

Prokuroria e Posaçme nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se janë zbardhur disa ngjarje kriminale.

Prej orës 03:00 të mëngjesit të 17 majit, më urdhër të SPAK, Policia, RENEA, FNSH dhe Operacionalja po ushtrojnë kontrolle në disa qytete të vendit Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin.

Forcat e Policisë së Shtetit, të mbështetura nga RENEA dhe FNSH kanë kryer kontrolle në banesa të anëtarëve të fisit Abdulaj në Shijak dhe familjes Bami në Fushë-Krujë.

Ndërkohë, kontrolle ka pasur edhe në qytetin e Vlorës, të cilat kanë nisur që prej orës 04:00 të mëngjesit dhe janë kontrolluar banesa për persona që janë në kërkim ose me precedentë. Mes tyre është edhe ajo e Fatmir Hysenit, i njohur edhe si “Doqja”.

Në Tiranë, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në banesat e fisit Duka, armiq të Ervis Martinaj.

Në Larushk të Fushë-Krujës burime bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në shtëpinë e Albert Zajës, i dënual me 19 vite burg nga Apeli i GJKKO për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Në Shkozet, është kontrolluar banesa e Ervis Doçit,i cili njihet ndryshe si “Visi i Pojës”.

Lexo edhe:

Eliminime mafioze nga Avdylajt tek Valter Bami e Fatmir Hyseni, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste!

Në kërkim nga SPAK, zigzaget mes krimit dhe politikës të ish-deputetit socialist Arben Ndoka

Aksioni i SPAK/ Vrasjet e bujshme që zbuluan hetimet

Etiketa: Arben NdokaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore
Aktualitet

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore

09:59 - 11/01/26
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës
Aktualitet

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Para
Rastet e shantazhimeve, shtohen denoncimet në Elbasan

Elbasan, arrestohet një 63-vjeçar, dyshohet se ka plagsur një person me thikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore
Aktualitet

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore

09:59 - 11/01/26

Rreth 600 abonentë ruralë në qarkun e Korçës aktualisht janë pa energji elektrike pasi 6 fidera janë të stakuar, ndërsa...

Lexo më shumë
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com