GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni kundër kontrabandës në Veri të Kosovës, gjykata lë në burg 5 të dyshuarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni kundër kontrabandës në Veri të Kosovës, gjykata lë në burg 5 të dyshuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën arrest me burg për pesë të personat, që u arrestuan të martën në aksionin kundërkontrabandës në Veri.
Ndërkohë, dhjetë persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra, janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Aksioni i Policisë së Kosovës u realizua dje në katër rajone të vendit dhe përfundoi me arrestimin e tetë personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara, ndërsa 10 efektivë janë lënduar.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në çështjen penale kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D., për shkak të dyshimit te bazuar se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit Kriminal të Organizuar nga neni 277 i KPRK-së lidhur me veprat penale Kontrabandim me mallra nga neni 311, Shmangie nga tatimi nga neni 307 si dhe veprës penale Tregtia e ndaluar nga neni 299 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin veç e veç, konform nenit 187 par. 1 nënpar. l.l dhe 1.2, pikat 1.1.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës” – tha Policia në njoftimin zyrtar për media.

Dy ditë më parë në Mitrovicën e Veriut kishte tensione mes qytetarëve dhe Policisë së Kosovës. Efektivët nisën një aksion kundër mallrave kontrabandë, që u zhvillua në disa qytete të vendit përfshirë Pejën, Prishtinën dhe Mitrovicën e Veriut. Dhuna nisi kur efektivët u futën në një farmaci serbe.
Qytetarët serbë dhe policia u përplasën me shkelma e grushte, ndërsa më pas është raportuar edhe për të shtëna e bomba. Nga përplasjet janë plagosur 8 persona, nga të cilët 6 janë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Një prej të plagosurve është serb dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë pasi një plumb i ka depërtuar në shpinë, ndërsa nuk dihen detaje për të lënduarit e tjerë.

Etiketa: GjykataKosove

Lajme të lidhura

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj nuk shkon në gjyq por i shkruan letër gjykatës

10:28 - 03/11/26
21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)
Aktualitet

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

10:23 - 03/11/26
Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë
Aktualitet

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

10:08 - 03/11/26
Para
Reshje të dendura shiu dhe dëbore në Dibër, problem disa akse rrugore, shkollat pa sistem ngrohje

Reshje të dendura shiu dhe dëbore në Dibër, problem disa akse rrugore, shkollat pa sistem ngrohje

TË FUNDIT

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj nuk shkon në gjyq por i shkruan letër gjykatës

10:28 - 03/11/26

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore në themel, të caktuar...

Lexo më shumë
21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

10:23 - 03/11/26
Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

10:08 - 03/11/26
Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, por hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!

09:58 - 03/11/26
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

09:42 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com