GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni opozitar, Bardhi thërret mbledhjen e Grupit/ Çfarë pritet

21:59 - 12/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita drejt vendimeve ekstreme: Edhe grevë urie si Pjetër Arbnori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamnentar të PD-së, ka thirrur mesditën e së hënës një mbledhje të deputetëve opozitarë.

Nga raportimet mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi vijimin e aksionit opozitar, ndërkohë që pritet të diskutohet një përshkallëzim i veprimeve, nëse nga mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama, nuk do të ketë një reflektim.

Mësohet se në mbledhje do të diskutohen idetë që do të propozohen nga vetë deputetët, ndërsa vijon të mbetet si opsion futja në grevë urie e disa ligjvënësve nga opozita me qëllim sensibilimizin.

Ndërkohë që një tjetër ide që qarkullon mes deputetëve të opozitës është ajo e ngujimit të tyre në mjediset e Kuvendit, por jo në formatin e një greve urie.

Prej më shumë se 3 javësh opozita në Kuvend proteston për atë që e konsideron si një shkelje të hapir të Kushtetutës nga mazhoranca, lidhur me kërkesat e paraqitura për ngritjen e komisioneve hetimore, por edhe rrëzimin e kërkesës së grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi për zëvendësimin e anëtarëve të opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Socialistët kanë zgjedhur të mbajnë Enkelejd Alibeajn si bashkëkryetar për Komisionin, në vend të Oerd Bylykbashit, i propozuar nga Grupi Parlamentar i PD-së. Ndërkohë që kërkesat për Komisione Hetimore janë rrëzuar me pretekstin se çështjet që kërkohen të hetohen nga deputetët po hetohen nga SPAK.

Nëse opozita vendos për zhvillimin e një greve urie të deputetëve të saj, kjo do të ishte greva e 4-rt e urisë që zhvillohet nga ligjvënësit në 32 vitet e tranzicionit shqiptar. i pari që aplikoi grevën e urisë ishte deputeti demokrat, i ndjeri, Pjetër Arbnori, i cili arriti të fitojë betejën me mazhorancën përsa i takon kohës televizive që i takonte opozitës në TVSH.

Vite më pas ishte grupi i deputetëve të LSI me në krye Ilir Metën që u futën në një grevë urie duke kundërshtuar ndryshimet Kushtetuese në 2008-ës, më pas ishin socialistët e Edi Ramës që u ngujuan me çadra në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me moton “hap kutitë”.

Etiketa: BardhiGrupi i PDKryesore1

Lajme të lidhura

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Para
Bëmat e Ballukut/ E blen energjinë 305 euro por e shet…

Hetimet e SPAK, Balluku: Jemi në një moment të mirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26

Sot në orën 10:00 mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika...

Lexo më shumë
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com