GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksioni opozitar, Fuga: Shqiptarët janë të mpirë, Rama e ka futur në rrugë pa krye

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, ndërsa shprehet se e sheh me trishtim atë që po ndodh. Fuga rendit 3 arsye që sipas tij kjo situatë po ndodh.

“Doja të shprehja një trishtim për tre arsye kryesore. E para, sepse ne si qytetar presim një parlament funksional, që të hapi dyert për qytetarët, grupimet shoqërore.

Ndërkohë, ne shikojmë bllokime, hekura, dyer të mbyllura, një lloj presioni fizik trup më trup. Trishtimi i dytë është për këtë lloj situate në të cilën ndodhet demokracia shqiptare. Fakti pranohet nga të gjithë që në Shqipëri, ka një pushtet por nuk ka një opozitë.

Një shoqëri ku ka një pushtet por s’ka një opozitë, pra nuk ka asnjë hapësirë që opozita të ketë ndikim mbi kontrollin qeveritar, bërjen e ligjeve, pra nuk sjell asgjë si efekt veprimi kuptohet që është një pushtet ku roli i opozitës është i pandjeshëm. Së treti, shikojmë një opozitë që si gjetjen më të madhe ka gjetur veprimin trupor, fizik.

Sigurisht edhe pozita mund të ketë argumentimet e veta. Aksioni opozitar është rrudhur me lojëra me karrige dhe kapërcim gardhesh”, shprehet Fuga në një intervistë për News24.

Lidhur me kërkesën e opozitës për komisionet hetimore, Fuga thekson se të thuash se kjo sjell ngërç në jetën parlamentare, është një absurditet.

“Mos jemi 2 mijë vjet mbrapa Evropës. Njerëz që kanë një mendim politik brenda mazhorancës, ata e dinë shumë mirë që një komision hetimor nuk sjell asgjë dhe e fusin opozitën në një rrugë pa krye. Dhe e masin me forcën e kalon gardhin se kalon, futesh nga dritarja apo jo. Mohimi i komisioneve hetimore është krejtësisht i padrejtë. Përderisa nuk ka arsye as funksionale, është fakti që shtyhet opozita këtu, është një kaos që nuk sjell asnjë gjë në dritë. Mazhoranca e ka futur opozitën në një rrugë pa krye”, shtoi ai.

Profesor Fuga komentoi gjithashtu edhe paralajmërimin për grevë urie të deputetëve të opozitës.

“Të shkosh në grevë urie nuk ke nevojë të shtyhesh në dyert e Parlamentit. Aty do të shikojmë se si do shkojmë. Këtu ku jemi. E para sigurisht, kërkesat e opozitës janë të drejta. Por, kjo rrugë e veprimit fizik ka disa probleme. Opinioni publik është bërë indiferent ndaj politikës. Nëse opozita do të sillte në shesh, 100 apo 50 mijë veta nuk do të bënte këto veprime. Opinioni publik si të thuash është i mpirë. Shqiptarët mund të jenë kritik ndaj qeverisjes, por ka një mpirje të trupës elektorale për të qenë aktive.

E dyta ne jemi në një situatë gjeopolitike, historike që është ndryshe nga ai i ‘97-s. Shenjat e kësaj gjuhe fizike janë shumë të zbutura dhe sigurisht duhet të jenë të kënaqur që nuk është më situata e 25 viteve më përpara por nga ana tjetër themi që këto kode të sotme, kjo gjuhë trupore nuk duhet të eci me iluzionin e atyre viteve të mbrapshta.

Ajo kohë ka mbaruar. E treta, ne kemi një gjendje ku opozita me këto veprime, në fakt ndodhet përpara një problemi që ka qenë edhe në grevën e urisë së deputetëve socialistë në vitin 2011 dhe unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim edhe atëherë. Kur deputeti ndërhyn fizikisht, bën dy kapërcime të statusit të vet. Deputeti është një figurë simbolike, që është përfaqësuese. E dyta, deputeti është një qenie që vepron me ndërgjegje, me anë të argumentit juridik”, nënvizoi ai.

Etiketa: FugaKryesore1kuvendOpozita

Lajme të lidhura

“Partizani”/ Berisha paraqitet në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite
Aktualitet

“Partizani”/ Berisha paraqitet në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

11:32 - 22/06/26
Prapaskenat e mbledhjes: Rama iu hakërehet deputetëve socialistë: Më keni lënë vetëm!
Aktualitet

Prapaskenat e mbledhjes: Rama iu hakërehet deputetëve socialistë: Më keni lënë vetëm!

11:27 - 22/06/26
“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës
Aktualitet

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:28 - 22/06/26
Para
Situata alarmante/ Flakët në Kurum, Elbasani mbylohet nga tymi

Situata alarmante/ Flakët në Kurum, Elbasani mbylohet nga tymi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partizani”/ Berisha paraqitet në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite
Aktualitet

“Partizani”/ Berisha paraqitet në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

11:32 - 22/06/26

Ka nisur gjyqi i themelit për dosjen “Partizani”. Në seancën e sotme, ashtu si në herët e tjera, nuk ishte...

Lexo më shumë
Prapaskenat e mbledhjes: Rama iu hakërehet deputetëve socialistë: Më keni lënë vetëm!

Prapaskenat e mbledhjes: Rama iu hakërehet deputetëve socialistë: Më keni lënë vetëm!

11:27 - 22/06/26
Starmer: Do shkatërrojmë rrjetin kriminal që kalon përmes Ballkanit

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

11:11 - 22/06/26
“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

10:28 - 22/06/26
Aksident i rëndë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, motori përplas për vdekje të moshuarën (Emri)

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, motori përplas për vdekje të moshuarën (Emri)

10:28 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis