Buxheti i nje qeverie nuk është thjesht një dokument politik dhe nuk tregon vetëm sa para ka qeveria, në fakt ajo tregon prioritetet, pjesën më të rëndësishme dhe pak të rëndësishme të politikeve qeveritare.
Në këto kushte refuzimi i financimit shtesë për sportin, përmes aktivtit normative nuk duhet parë thjesht si një procedure teknike nga Ministria e Financave, e paraqitur në qeveri. Në fakt ky është një sinjal alarmi, ku shteti e thotë me zë të lartë se lëvizja sportive në vend, qoftë kjo elitare apo dhe për fëmijet, nuk është prioritet, sporti mund të presë.
Dhe në të vërtetë këtu nuk është vetëm shuma e parave të kërkura, nga institucionet më të rëndësishme në vend dhe federatat sportive.
Shuma prej rreth 600 milionë lekësh që është kërkuar për evente ndërkombëtare, ekipe kombëtare, shpërblime të sportistëve, federata olimpike dhe organizime sportive nuk përbëjnë një revolucion të jashtëzakonshëm fiskal. Realisht për një shtet ato janë një zë buxhetor, por që për sportin shqiptar, janë oksigjeni që mban në këmbë një sistem që prej vitesh funksionon në kufijtë e mbijetesës.
Është bërë e modës që për sportin flitet kur fitohen medalaje. Politkanët i shkruajnë me lot statuset në rrjetet sociale dhe grisen për mëngësh xhaketash kush të vrapojë i pari në aeroport për të dalë foto me kampionët dhe kur flamuri falëvitet podiumeve dhe pedanave botërore, shiten si suksese kombëtare.
Në të vërtetë ato medalje nuk prodhohen në podium, por atje në palestër me djersë e gjak, me dhimbje e sakrifikë, në vite të tëra pune, në grumbullime, falë trajnerëve dhe familjarëve që paguajnë më shumë fatura se çfarë shteti u jep mbrapsht. Pikërisht ato para që buxheti i shtetit vendosi të mos ndërhyjë.
Kjo është një e vërtetë që nuk lind nga hiçi, as nxitur ngs nxehtësia e një vela pakënaqësie, shoqëruar më protesta e kundërshti. Kjo vjen nga një veprim mohues që qeveria ka bërë në mënyrë të pamëshirshme, duke lënë pa financiam një sërë projektesh domethënëse sportive.
Nga Kampionati Europian UEFA U-21, World Football Summit në Tiranë, Lojërat Mesdhetare, Europiani i Peshëngritjes në Durrës, aktivitetet e skive alpine, mbështetja për federatat olimpike, shpërblimet ligjore për sportistët elitarë dhe financimi i ekipeve kombëtare nuk janë iniciativa të shkëputura nga njëra-tjetra. Të gjitha janë hallka të së njëjtës strategji: ta përdorësh sportin si instrument zhvillimi ekonomik, diplomacie dhe promovimi ndërkombëtar.
Por kjo strategji tani duket se është ndalur dhe pasoja më e madhe nuk është anulimi apo reduktimi i disa eventeve, siç ka bërë në mënyrë shumë të shëmtuar kjo qeveri në vitet e fundit, por mbi të gjitha reputacioni. Ai repitacion që është ndërtuar me aq mund, me aq përpjekje dhe vendosmëri,
Sepse institucionet ndërkombëtare nuk gjykojnë vetëm fasadën, stadiumet apo sallat sportive(këto më shumë në 3D), ati gjykojnë nëse një shtet është një partner i besueshëm. Sepse kur organizon një Kampionat Europian ose një kampionat Botëror, nuk mjafton dëshira; duhet garancia se angazhimet financiare do të respektohen.
E nëse këto garanci dobësohen, nuk mund të humbasësh vetëm eventin e radhës, por humbet mundësia për të kërkuar të tjerë. Dhe ky është një dëm që nuk matet në bilancet e këtij viti.
Por një paradoks shumë i madh është se Shqipëria flet për sportin si një industri, ndërkohë që qeveria vijon ta financojë si një shpenzim.
Në Europë sporti trajtohet si ekonomi, pasi gjeneron turizëm, konsum, investime private, punësim dhe diplomaci publike. Çdo ngjarje apo aktivitet ndërkombëtar sjell mijëra netë qëndrimi në hotele, restorante të mbushura, transnport në lëvizje, media dhe promovim global që do të kushtonte shumëfish më tepër nëse blihej si reklamë.
Ndërkohë në Shqipëri, ende vazhdojmë të debatojmë nëse sporti meriton financim.Dhe kjo është një diferencë e madhe në mentalitet dhe vizion.
Sporti prej vitesh është trajtuar si një prapashtesë, sa në një ministri në një tjetër dhe financimi i tij është varur më së shumti nga pasionet e një ministri apo ministreje. Një ministër pëlqen Kanye West, një tjertër është tifoz i Interit dhe një tjetër nuk e pëlqen fare sportin.
Dhe duke kaluar kështu nga njëra dorë në tjetrën, sporti asnjëherë nuk ka kaluar në reformat e duhura strukturore, për ta nxjerrë nga zgjedha skllavëruese e buxhetit të sportit. Ligji për sponsorizimet mbetet peng i mediokritetit të disa këshilltarëve militantë, ndërsa ndryshimet e tjera bëhen fshehurazi për interesa të vogla.
Modelet europiane të financimit nga industria e basteve nuk janë adoptuar. Investimi privat vazhdon të mos ketë stimuj realë. Sportit i është kërkuar të prodhojë rezultate me një model financiar që nuk prodhon qëndrueshmëri. Dhe kur buxheti mbyllet, i gjithë sistemi ndalet. Sporti nuk lëviz më!
Por ka edhe një dimension tjetër, më pak të dukshëm.
Në të njëjtën paketë që trokiti nga ministria e financave mungon financimi për projektet që lidhen me sportin e fëmijëve dhe ekipet sportive në shkolla, një iniciativë që vetë qeveria e promovoi si një nga sukseset e saj më të mëdha. Për 4 vite me radhë më shumë se 36 mijë fëmijë nga e gjithë Shqipëria dolën nga ngurtësia e sistemit të mykur dhe u bënë pjesë e një lëvizje të jashtëzakonshme sportive. Çdo vit për 9 muaj, në çdo cep të Shqipërisë, me një disiplinë dhe përkushtim profesional të mbi 400 mësuesve dhe trajenrëve, u rritën e formuan yjet e së ardhmes, por mbi të gjitha u formësuan modelet e një jete të shëndetshme të kësaj shoqëria të marr peng nga inaktivirteti.
Por ndërsa edhe projektet simbol të politikave publike mbeten pa mbështetje, si Ekipet Sportive në Shkolla, atëherë problemi nuk është më vetëm sporti.
Problemi është vazhdimësia e politikave shtetërore.
Nuk ka asnjë dyshim që qeveritë kanë të drejtë të zgjedhin prioritetet e tyre, por ato duhet të jenë të vetëdijshme edhe për mesazhin që përcjellin.
Mesazhi është i qartë, sporti nuk është më një prioritet kombëtar dhe sportistët duhet të presin për shpërblimet që ja njeh ligji, federatat nuk do të marrin fonde për evente që sjellin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare, ndërkohë ekipet kombëtare duhet të reduktojnë pjesëmarrjen për mungesë financimi.
Padyshim kjo është ndoshta humbja më e madhe, sepse historia na ka treguar se vendet nuk ndërtojnë prestigj vetëm me ekonomi apo me infrastrukture, e ndërtojnë edhe me simbolet që zgjedhin të mbështesin.
Sporti është një prej tyre. Dhe kjo nuk ka shqetësuar asnjë pjesëtar të kësaj qeverie, ata që pak ditë më parë u shqyen duke postuar në rrjeter soiciale video për të motivuar njerëzit për të shkuar në koncertin e Kanye West.
E në fakt Kanye West iku, bashkë me stadiumin dhe biletat e pashitura dhe pas la vetëm pluhurin e asaj fushë djerrë në të dalë të Tiranës, pluhur me të cilin qeveria duket se kërkon të mbulojë këtë dëm që po i bën sportit dhe imazhit të vendit.









Discussion about this post