GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkodra ka nxjerrë Migjenin, Fishtën, Marubin. Ka prodhuar kulturë, humor, qytetari dhe një nga traditat më të mëdha të futbollit shqiptar. Pastaj erdhi dita që simboli i saj sportiv të përfaqësohej nga “Alban Xhaferi”.

Një president që në mars shtron iftar, falet në xhami, flet për durim, respekt, solidaritet dhe mirësi, ndërsa nga ana tjetër rreh arbitrat kur nuk i pëlqen arbitrimi. Emri i tij përfundon në një komunikatë të Federatës për një histori shumë më pak shpirtërore, pikërisht goditjen e një arbitri.

Xhaferi, në iftar predikohet durimi. Në “Elbasan Arena”, sipas FSHF-së, durimi zgjati deri në vërshëllimën e fundit. Më pas foli grushti. FSHF deklaroi se presidenti i Vllaznisë goditi fizikisht asistentin Ergys Spahiu pas barazimit 1-1 me Elbasanin.

Shoqata e Arbitrave e dënoi publikisht dhunën, ndërsa Vllaznia kundërshtoi mënyrën se si Federata e paraqiti Xhaferin si fajtor përpara shqyrtimit disiplinor. Pra përgjegjësia përfundimtare duhet gjykuar nga organet përkatëse, por skena publike tashmë është aty.

Dhe ironia është e trashë. Në mars, Alban Xhaferi thoshte se Ramazani na kujton ‘vlerat e durimit, respektit dhe solidaritetit’. Klubi e paraqiste iftarin si moment reflektimi dhe mirësie. Në gusht, futbolli shqiptar diskuton nëse i njëjti president zbriti në dhomat e zhveshjes për t’i dhënë arbitrit një leksion solidariteti me grusht.

Feja këtu nuk ka asnjë faj. Xhamia nuk ka asnjë faj, por problemi fillon kur morali përdoret si kostum publik, ndërsa sjellja institucionale del nga dera tjetër me mëngët përveshur.

Sepse Vllaznia nuk ka pasur vetëm hallin e arbitrave, ka edhe hallin e rrogave.

Në maj, ish-drejtori i akademisë së klubit, Luan Shpuza, bëri një deklaratë që duhej të kishte tronditur Shkodrën shumë më tepër. Sipas tij, klubi ishte në krizë financiare dhe në një periudhë prej tetë muajsh ishin marrë vetëm dy rroga, ndërsa pagesat nuk kryheshin njësoj për të gjithë. Po sikur të mos mjaftonte kjo, më herët FIFA kishte vendosur bllokim të merkatos së Vllaznisë për dosje të lidhura me detyrime financiare ndaj ish-lojtarëve.

Dhe mbi këtë tablo groteske, pyetja që lind natyrshëm është, këtë Vllazni meriton Shkodra? Alban Xhaferi mund të ketë investuar paratë e tij në klub. Askush nuk ia mohon. Mund të ketë marrë një Vllazni të lodhur dhe ta ketë kthyer në pretendente. Edhe kjo duhet njohur. Por paratë nuk blejnë qytetari. Një president klubi nuk është pronar mejhaneje që, kur nuk i pëlqen llogaria, përvesh mëngët. Vllaznia nuk është pronë personale ku presidenti vendos se kur flet kontrata, kur flet arbitri dhe kur duhet të flasë grushti, por është institucion i Shkodrës.

Pikërisht këtu bëhet poshtëruese historia. Një qytet që mburret me qytetarinë e vet nuk mund ta normalizojë modelin e presidentit që përballet me problemet sportive në korridoret e stadiumit. Një klub që flet për “familjen kuqeblu” nuk mund të ketë për muaj me radhë akuza për paga të prapambetura, apo për dhunë rrugaçërie. Dhe një drejtues që në muajin e Ramazanit predikon publikisht respektin e vetëpërmbajtjen duhet ta dijë se ato fjalë vlejnë edhe kur VAR-i të anulon golin, sepse është shumë e lehtë të flasësh për mirësi përpara një tavoline iftari.

Pra, nga njëra anë kemi Shkodrën e kulturës dhe futbollit dhe nga ana tjetër kemi presidentin e saj që sot është në lajme jo për një transferim të madh, jo për një akademi moderne, jo për një titull kampion, por për sjellje rrugaçërie ndaj një arbitri. Një degradim perfekt! Dhe Vllaznia, fatkeqësisht, në mes.

 

Etiketa: Alban Xhaferidhunim arbitriPresidentVllaznia

Lajme të lidhura

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve
Editorial

Për zotin Hita të Ballukut që harron ligjin dhe bëhet shërbëtor kokëulur! Policia nuk është mburojë e oligarkëve

15:01 - 09/07/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet

KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Platini shpërthen ndaj Infantinos: Gjithmonë e kam ditur që i pëlqenin shumë paratë dhe pushteti
Sport

Platini shpërthen ndaj Infantinos: Gjithmonë e kam ditur që i pëlqenin shumë paratë dhe pushteti

15:31 - 31/08/26

Michel Platini ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë një interviste për “Canal Football...

Lexo më shumë
KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet

KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet

15:21 - 31/08/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: Qytetarët marrin shërbim në kushte skandaloze, as në Gaza s’ka kështu

Korreshi publikon pamjet nga Njësia Administrative Ballagat: Qytetarët marrin shërbim në kushte skandaloze, as në Gaza s’ka kështu

14:45 - 31/08/26
37-vjeçarja shtatzënë humbi jetën, motra mes lotësh: Dua drejtësi, në Pogradec na vonuan mbi 3 orë

37-vjeçarja shtatzënë humbi jetën, motra mes lotësh: Dua drejtësi, në Pogradec na vonuan mbi 3 orë

14:24 - 31/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com