GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Aktivistët dhe familjet e të vrarëve akuzojnë qeverinë iraniane për frikësim

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktivistët dhe familjet e të vrarëve akuzojnë qeverinë iraniane për frikësim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një seri sulmesh mbi varret e protestuesve të vrarë gjatë protestave në të gjithë vendin në Iran, kanë nxitur akuza nga aktivistët dhe familjet e të vdekurve se qeveria po angazhohet në një model të gjerë frikësimi dhe mosrespektimi, për të shuar çdo trazirë të mëtejshme pas vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim policor, në shtator të vitit 2022.

Sipas raportimeve nga familjet e të ndjerit, varret e Majid Kazemit në Isfahan, Abolfazl Adinehzadeh në Mashhad dhe Milad Saeedianjou në Izeh janë vandalizuar ditët e fundit.

Kjo vjen mes raporteve të tjera të fundit për varre të përdhosura të demonstruesve, qw pretendohet se gjatë demonstratave janë vrarë nga forcat qeveritare iraniane dhe personeli i sigurisë.

Qeveria nuk ka bërë komente lidhur me akuzat.

Mohammad Hashemi, kushëriri i Kazemit, tha se forcat e sigurisë, më 7 qershor, kontaktuan familjen e tij dhe thanë se familja nuk kishte të drejtë të shkonte te varri i Majidit, për ditëlindjen e tij të 31-të.

Ai shtoi se, më vonë atë natë, agjentët shkuan në varreza dhe i vunë zjarrin varrit të Majidit.

Nën mbulesën e errësirës, varret e Adinehzadeh dhe Saeedianjou u vandalizuan gjithashtu, ndërsa në një rast tjetër, varri i Majidreza Rahnavard në varrezat e Behesht Reza në Mashhad iu nënshtrua sulmeve të shumta, sipas familjarëve.

Familja e Mahsa Aminit akuzoi gjithashtu forcat e sigurisë për vandalizimin e varrit të vajzës së tyre, vdekja e së cilës shkaktoi protesta mbarëkombëtare që u kthyen në një nga kërcënimet më të mëdha për udhëheqjen e Republikës Islamike që kur mori pushtetin në vitin 1979.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se zyrtarët, duke fshehur vendet e varrimit, duke parandaluar ceremonitë e zisë dhe duke i penguar familjet të vendosin gurët e varrit ose të dekorojnë varret e të afërmve të tyre me lule, fotografi, distinktivë ose mesazhe përkujtimore, po shkelin të drejtat e tyre sipas Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore./REL

Etiketa: Iran

Lajme të lidhura

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës
Aktualitet

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues
Aktualitet

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26
Para
Analisti i Bundesligës nuk kursen elozhet për Bellingham: Që tani ia ka kaluar…

Analisti i Bundesligës nuk kursen elozhet për Bellingham: Që tani ia ka kaluar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës
Aktualitet

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

Policia ka ndjekur sërish këmba këmbës protestuesit edhe natën e sotme. Një grup të rinjsh i doli nga unaza e...

Lexo më shumë
Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

Pedagogët dhe studentet i thyen karriget dhe refuzuan dialogun, Rama reagon me videomesazh ironizues

18:22 - 20/10/26
Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26
U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26
Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

17:18 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com