GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Aktivisti’, PD: Administrata detyrohet t’i japë ‘like’ Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Aktivisti’, PD: Administrata detyrohet t’i japë ‘like’ Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike kërkon që të nisin hetimet për aplikacionin Qeveritar ‘Aktivisti’. Në një deklaratë për mediat, sekretari për të drejtat e njeriut, Bislim Ahmetaj, deklaroi se ka pasur denoncime se punonjës të shumtë të administratës kanë marrë urdhra për të pëlqyer, shpërndarë dhe komentuar në postimet e kryeministrit, teksa ndodhen në orarin zyrtar të punës.

‘Nga selia e Partisë Demokratike i bëjmë thirrje batalionit në ikje të shantazhistëve të Edi Ramës që të ndalin presionin dhe shantazhin mbi administratën publike, në të kundërt ju garantojmë se ju do të jeni të parët që do të ndëshkoheni nga ligji.’- deklaron ndër të tjera Ahmetaj.

DEKLARATA:

Edi Rama pas aktit të shpalljes si i pandehur nga drejtësia amerikane ka humbur çdo kontroll mbi veten, dhe për pasojë ka ndërsyer gjithë batalionin e tij kundër punonjësve të administratës publike, që nuk janë pjesë e stanit të tij të korrupsionit dhe krimit. Këto ditë pranë Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut në PD ka pasur denoncime të shumta nga punonjës të administratës publike, të të gjitha niveleve, të cilët dëshmojnë se janë thirrur nga eprorët dhe janë urdhëruar të instalojnë dhe të përdorin me detyrim aplikacionin “Aktivisti”, prodhim i zyrës së agjitacionit dhe propagandës pranë Kryeministrit.

Marrezia e Rames

Përveç pëlqimeve, që janë të detyrueshme dhe vlerësohen me pikë, ata duhet të shpërndajnë nëpër faqet e tyre cdo marrëzi të kryeministrit, ministrave dhe shefave të tyre direkt, gjithashtu janë urdhëruar që të komentojnë negativisht cdo deklaratë apo qëndrim të përfaqësuesve të opozitës, ata që nuk kanë rrjete sociale duhet ti hapin ato me urgjencë.

Ky është përshkrimi i punës së administratës shtetërore, që nga specialisti i thjeshtë i pushtetit vendor, deri te drejtuesit e lartë nëpër institucionet qëndrore të shtetit.

Paralajmerime per largime nga puna

Ky do të jetë matësi i përformancës në punë për cdo punonjës deri pas 14 majit, kohë kur janë paralajmëruar largimet nga puna për të gjithë ata që nuk do ti përgjigjen aksionit propagandistik për mbrojtjen e të pandehurit Rama dhe të hajnave të tjerë pjesë e grupit të strukturuar kriminal që ka uzurpuar shtetin shqiptar.

Nga selia e Partisë Demokratike i bëjmë thirrje batalionit në ikje të shantazhistëve të Edi Ramës që të ndalin presionin dhe shantazhin mbi administratën publike, në të kundërt ju garantojmë se ju do të jeni të parët që do të ndëshkoheni nga ligji.

I bëjme thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”, me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.

Gjithashtu ju bëjmë thirrje nëpunësve civil të zbatojnë statusin e tyre ligjor dhe të refuzojnë urdhrat e paligjshëm të eprorëve me tesera partie.

Ditët në pushtet të sektit të rilindjes kanë filluar numrimin mbrapsht. Ata që urdhërojnë shkeljen e ligjit s’do të kenë vend në administratën e shtetit shqiptar. Partia Demokratike në qeverisje të vendit garanton zbatimin rigoroz të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Etiketa: BislimajKryesore1PDRama

Lajme të lidhura

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve
Breaking Views

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween
Breaking Views

“Maska e policisë, më e frikshmja”/ Tre protestuese veshin uniformat e policisë për festën e Halloween

20:13 - 31/10/26
“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008
Breaking Views

“Bashkohuni në çlirimin final më 28 nëntor”/ I riu thirrje për mobilizim: Rama dhe Berisha të zhbëjnë Kushtetutën e vitit 2008

20:04 - 31/10/26
Para
Çavusoglu: Të prerë për mosanëtarësimin e Suedisë në NATO

Çavusoglu: Të prerë për mosanëtarësimin e Suedisë në NATO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26

Derbi i tetë radhazi që Interi nuk arrin të triumfojë. Milani duket se është kthyer në një “makth” për zikaltrit...

Lexo më shumë
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26
Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com