GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Forcave të SHBA-së, Kim: Do jemi krah ushtrisë shqiptare

17:07 - 01/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Forcave të SHBA-së, Kim: Do jemi krah ushtrisë shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka lajmëruar ditën e sotme arritjen e Brigadës së Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA-së, njësi kjo e stërvitjes ushtarake amerikane, e cila është në partneritet të ngushtë me njësinë ushtarake kryesore shqiptare.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, është theksuar rëndësia ndërvepruese me aleatët e NATO në një terren të ri për sigurinë botërore.

“Ndërsa shënojmë 100 vjet të marrëdhënieve, po gjejmë një mënyrë vërtet historike për ta çuar në lartësi të reja marrëdhënien tonë ushtarake.

Për dhjetëvjeçarë me radhë, trupat shqiptare dhe amerikane janë stërvitur, kanë luftuar dhe kanë jetuar krah për krah në të gjithë botën. Por sot, ne shënojmë një hap të rëndësishëm në partneritetin tonë dypalësh të mbrojtjes këtu, në Shqipëri.

Në fillim të këtij viti, më 9 mars, ne ngritëm në Tiranë Shtabin Rajonal për Ballkanin të Forcave Speciale të SHBA-së praninë e parë të vazhdueshme në histori të forcave ushtrake të SHBA-së në Shqipëri. Sot, kemi kënaqësinë të vëmë në funksion zyrtarisht një tjetër element të pranisë sonë: Brigadën e Forcave të Sigurisë dhe të Ndihmës së Ushtrisë së SHBA, e njohur gjithashtu si SFAB.

SFAB, e cila është njësia kryesore e stërvitjes ushtarake e ushtrisë sonë, është në partneritet me njësinë ushtarake kryesore shqiptare Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë për të forcuar aftësitë ushtarake të Shqipërisë. Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë ka bërë tashmë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave të tij të aftësisë së NATO-s.

Nën ministrin Peleshi dhe gjeneral brigade Kingji, forcat shqiptare vazhdojnë të përmirësohen përmes modernizimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe ndryshimeve strukturore që do të luajnë një rol të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por për sigurinë rajonale dhe globale. Në të vërtetë, pushtimi i paprovokuar, i pajustifikueshëm, brutal i Rusisë ndaj Ukrainës, e bën të qartë se aftësitë dhe ndërveprueshmëria e Aleatëve të NATO-s janë vendimtare.

Ushtarët e SFAB janë drejtues të sprovuar që janë më të mirët në zanatin e tyre dhe ata do të bëjnë përpjekjet e tyre më të mira në çdo orë, të çdo dite, për të siguruar që forcat amerikane dhe shqiptare të mund ta bëjnë këtë. Gjithashtu, ushtarët tanë të SFAB do të forcojnë pa dyshim më tej lidhjen e pathyeshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Trupat amerikane dhe shqiptare këtu sot, i përshëndes dhe i falënderoj për kontributin tuaj në marrëdhëniet e qëndrueshme SHBA-Shqipëri. Puna që do të kryeni së bashku do të na ndihmojë të ndërtojmë 100 vitet e ardhshme të marrëdhënieve.”

 

 

Etiketa: aMBASADAYuri Kim

Lajme të lidhura

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar
Breaking Views

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun
Lajme

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

15:40 - 09/03/26
Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim
Breaking Views

Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim

14:53 - 09/03/26
Para
Avioni shqiptar bën ulje emergjente, pasagjerëve u bie të fikët nga frika

Avioni shqiptar bën ulje emergjente, pasagjerëve u bie të fikët nga frika

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel
Breaking Views

Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel

18:15 - 09/03/26

Rangers u eleminua nga Kupa e Skocisë, pas përballjes me Celtic. Në Ibrox Stadium, vendimtare u treguan penalltitë, ndërsa gjatë...

Lexo më shumë
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

15:45 - 09/03/26
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

15:40 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com