GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa qytetarët protestojnë prej rreth dy muajsh kundër qeverisë, aktori, regjisori dhe producenti i njohur Mevlan Shanaj ka ngritur shqetësimin për atë që ai e cilëson si mungesë të zërit të artistëve dhe intelektualëve në debatet publike.

Në një reagim në rrjete sociale, Shanaj përmend indiferencën, që sipas tij, ka komuniteti artistik jo vetëm ndaj zhvillimeve në art dhe kulturë, por edhe ndaj çështjeve me interes publik. Ai thotë se kjo nuk është një dukuri e re dhe se për fat të keq, në Shqipëri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit.

“Kjo nuk është një dukuri e re. Për fat të keq, në Shqipëri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit, në vend që të ecë përpara tij. Pikërisht ky konformizëm na ka sjellë në këtë gjendje plogështie, ku synimi kryesor duket të jetë të mos prishet qetësia e administratës, edhe kur veprimet e saj janë larg frymës bashkëkohore dhe interesit të qytetarit”, shkruan artisti.

Shanaj ngre pyetjen se përse edhe ata zgjedhin të heshtin, ndërsa shton se “heshtja nuk është gjithmonë shenjë urtësie, por shpesh ajo bëhet bashkëfajtore me atë që nuk guxojmë ta kundërshtojmë”.

“Pyetja ime është e thjeshtë: pse ndodh kjo edhe me ata që e kuptojnë se kjo mënyrë jetese nuk na mbron dhe nuk na çon drejt një shoqërie më të qytetëruar? Pse heshtin? A nuk do të ndiheshin më të lirë, më të çliruar shpirtërisht, artistët dhe intelektualët, po të flaknin indiferencën – për të mos thënë frikën – dhe të shprehnin hapur mendimin e tyre? Sepse heshtja nuk është gjithmonë shenjë urtësie. Shpesh ajo bëhet bashkëfajtore me atë që nuk guxojmë ta kundërshtojmë.”, shton ai.

Reagimi i plotë:

Të shprehurit

Vazhdoj të mbetem i befasuar nga heshtja pothuajse e plotë e artistëve për t’u shprehur mbi realizimet e kolegëve të tyre. Nuk po flas për analiza të gjata e studime kritike. Edhe një opinion i shkurtër, një përgëzim, një urim për sukses apo për shëndet, rrallëherë ndodh të dëgjohet.

Ndërkohë, kur prekën tema tabu ose çështje që lidhen me administratën shtetërore, zëri i intelektualit, në përgjithësi, mbetet i heshtur. E, nëse dëgjohet, shpesh del me pikatore, i ngarkuar më shumë me mllefe militantizmi sesa me gjykime të pavarura e serioze.

Edhe më shqetësuese është mungesa e debatit profesional për atë që po ndodh me artin dhe kulturën. Publiku, në çdo kohë, ka qenë më i avancuar në kërkesat e tij shpirtërore sesa qëndrimet zyrtare. Megjithatë, kritika profesionale ka munguar ose ka zgjedhur të ecë në harmoni me mendimin zyrtar.

Kjo nuk është një dukuri e re. Për fat të keq, në Shqipëri kritika ka rendur shpesh pas pushtetit, në vend që të ecë përpara tij. Pikërisht ky konformizëm na ka sjellë në këtë gjendje plogështie, ku synimi kryesor duket të jetë të mos prishet qetësia e administratës, edhe kur veprimet e saj janë larg frymës bashkëkohore dhe interesit të qytetarit.

Pyetja ime është e thjeshtë: pse ndodh kjo edhe me ata që e kuptojnë se kjo mënyrë jetese nuk na mbron dhe nuk na çon drejt një shoqërie më të qytetëruar? Pse heshtin?

A nuk do të ndiheshin më të lirë, më të çliruar shpirtërisht, artistët dhe intelektualët, po të flaknin indiferencën – për të mos thënë frikën – dhe të shprehnin hapur mendimin e tyre?

Sepse heshtja nuk është gjithmonë shenjë urtësie. Shpesh ajo bëhet bashkëfajtore me atë që nuk guxojmë ta kundërshtojmë.( Nga libri në proçes ” Nuk është vonë të tregosh”)

 

 

 

 

Etiketa: aktoriartistetMevlan Shanaj

Lajme të lidhura

“Protesta në 77 ditë krijoi një manifestim të ri politik”/ Marjana Koçeku: Politika e vjetër përqesh qytetarin dhe refuzon ta dëgjojë
Aktualitet

“Protesta në 77 ditë krijoi një manifestim të ri politik”/ Marjana Koçeku: Politika e vjetër përqesh qytetarin dhe refuzon ta dëgjojë

16:20 - 16/08/26
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim

15:55 - 16/08/26
“‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale
Aktualitet

“‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale

14:55 - 16/08/26
Para
Përshkallëzohet zjarri në Zvërnec, rrezik për banesat dhe bizneset

Përshkallëzohet zjarri në Zvërnec, rrezik për banesat dhe bizneset

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta në 77 ditë krijoi një manifestim të ri politik”/ Marjana Koçeku: Politika e vjetër përqesh qytetarin dhe refuzon ta dëgjojë
Aktualitet

“Protesta në 77 ditë krijoi një manifestim të ri politik”/ Marjana Koçeku: Politika e vjetër përqesh qytetarin dhe refuzon ta dëgjojë

16:20 - 16/08/26

Deputetja e pavarur, e larguar nga grupi i Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka bërë një tjetër postim kundër kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim

15:55 - 16/08/26
Momente paniku te Bayerni, Jamal Musiala humb ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes miqësore

Momente paniku te Bayerni, Jamal Musiala humb ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes miqësore

15:20 - 16/08/26
“‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale

“‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale

14:55 - 16/08/26
Kryeprokurori i Dibrës “zbarkon” në Lurë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Kryeprokurori i Dibrës “zbarkon” në Lurë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

14:48 - 16/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com