GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzat e Sulës, Lapaj: Nuk merrem me ferrat nëpër këmbë

16:20 - 17/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat e Sulës, Lapaj: Nuk merrem me ferrat nëpër këmbë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ‘përplasjes’ me deputetin Dash Sula, Adriatik Lapaj nga “Nisma Shqipëria Bëhet” hedh poshtë akuzat që ligjvënësi bëri në drejtim të tij se po përdoret nga Sali Berisha për të mbledhur votat demokrate që ai vetë nuk i mbledh dot. Në një intervistë për Report Tv, sa i takon largimit të Dash Sulës, Lapaj thotë nuk është gjetur dakordësia dhe ky ishte një vendim i strukturave.

“Të rri unë të merrem me ferra nëpër këmbë, unë eci para. Unë eci para, ne vendosim në bazë strukturash. Ka pasur një moment që strukturat vendosën dhe unë zbatova vendimin e tyre. Ne jemi në një koalicion, koalicioni ka bërë propozim. Nuk është gjetur dakorëdësia, sepse ka anëtarësi, ka struktura, Unë eci para, nuk merrem, as të hedh teori, as të shara”, tha Lapaj.

Për Sulën, thotë se nuk ranë dakord pasi kërkoi garanci për listat e mbyllura.

“A kemi një garë me lista të hapura a kemi hyrë të gjithë në lista të hapura, ai donte garanci për listat e mbyllura. Ne i thamë si koalicion, ne si lëvizje pyetëm strukturat dhe arritëm në konkluzionin për të mos e bërë bashkëpunimin. Nuk vendos kryetari, vendosin strukturat”.

Lapaj thotë se i refuzojnë listat e mbyllura, pasi ato çojnë në Kuvend servilë dhe deputetë që blejnë vendin me para.

“A kemi bërë ne një pr.ligj që e çuan në Kuvend për hapjen e listave, a kemi ne 2 vite që themi nuk e pranojmë listën e mbyllur. A e çuam në GJK mbylljen e listave, a kemi luftuar për lista të hapura. A erdhëm këtu dhe u themi njerëzve që ne i refuzojmë si koncept listat e mbyllura të Berishës dhe Ramës, se janë lista klientelise që çojnë në Kuvend, servilë dhe deputetë që blejnë vendin me para. Për këtë arsye unë me kokën lart dhe vij dhe i them shqiptarëve që e mbajtëm fjalën dhe po shkojmë me lista të hapura”.

Një koment e ka edhe për debatin e madh në rrjet për emrin e babait të tij në lista, që në fakt e tërhoqi vetëm një ditë më parë. Lapaj tha se po sulmohen vetëm përse po garojnë në listë të hapur.

Lapaj dhe koalicioni i Shehit me Alibeajn, apo Basha kanë përdorur si strategji emra fiktivë në listat e mbyllura, duke futur të afërm të tyre që më pas pritet të djegin mandati dhe në Kuvend të futen vetëm ata që garojnë në listat e hapura. Dhe garanci për një skemë të tillë, sipas Lapajt janë vetëm prindërit dhe të afërmiet e tyre.

“Unë jam i 18 në Tiranë, kur këta janë rehatuar të parët në listë të mbyllur, mund të rrija dhe unë. Unë dhe e gjithë kryesia jemi në listë të hapur në gjithë Shqipërinë. Këtë sistemin me dy fasha e bëri unë apo e bëri Rama me Saliun. Ne duam të garojmë, s’dua të shkoj në kuvend si deputet liste i mbyllur. Për të shkuar të lista e hapur, duhet të kalohet lista e mbyllur, duhet të marrim 13 deputetë në tiarën dhe i 13 futet nga lista e hapur. Për të zhbërë këtë gjë, neve na duhej të digjnim listën e mbyllur, sipas ligjit, se nuk e lë dot bosh. Për t’i qëndruar fjalës sonë që nuk e pranojmë listën e mbyllur, ne shkuam me lista të hapura dhe duhej t’i digjnim listat e mbyllura. Me kë t’i digjnin listat e mbyllura, apo ti bënim si PD herën e fundit që çoi kërpëratat. Për të mos rrezikuar atë, bëmë një gjë tjetër, cilat janë njerëzit më besimplotë ndaj fëmijëve të tyre, janë prindërit. Ne dhamë një mesazh. Janë prindërit kryesisht të anëtarëve të ekipit qendror që janë të përzier në qarqe të ndryshme”.

Këtë e cilëson edhe si një mesazh ironik kundrejt kastës së vjetër politike.

“Po japim edhe një mesazh ndaj politikës së Tiranës, ku gjyshërit dhe baballarët e politikës janë kapur pas karriges dhe nuk e lëshojnë. Po u vëmë përballë në listat e mbyllura ironikisht prindërit, të cilët janë të gatshëm ta lirojnë për garën e fëmijëve të tyre.   Në këtë vend ku gara është mbyllur, vendi i deputetit është shitur, apo e blejnë mandatin e kryetarit, apo janë servili i kryetrarit, po na gjykojnë ne përse po garojmë në lista ta hapura. Babai nuk është, as nëna ime. Procesi quhet kur mbaron. Po ç’të bëja, ta bëja pjesë të baltës këtu. Problemi në këtë vend janë ata që kanë bërë listat e mbyllura”, tha Lapaj.

Etiketa: adriatik lapajDashnor Sula

Lajme të lidhura

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike
Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima
Aktualitet

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

22:31 - 21/04/26
Para
Plagosja e trefishtë në Kretë, arrestohet “Nardi”/ Media greke: U fsheh në Shqipëri pas krimit

Plagosja e trefishtë në Kretë, arrestohet "Nardi"/ Media greke: U fsheh në Shqipëri pas krimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”
Sport

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26

Elbasani do të presë sot Egnatian në stadiumin “Elbasan Arena” për aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës, pas barazimit 1-1...

Lexo më shumë
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com