GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Akuzat kundër Trump, ja çfarë mendojnë amerikanët

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Akuzat kundër Trump, ja çfarë mendojnë amerikanët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një anketë e këtyre ditëve tregon se amerikanët janë thellësisht të ndarë përgjatë vijave partiake në vlerësimin e tyre për veprimet e Presidentit Donald Trump në bazë të akuzave penale të ngritura së fundmi kundër tij. Rreth gjysma e tyre thonë se përpjekja e supozuar e tij për të ndërhyrë në procesin e numërimit të votave në shtetin e Xhorxhias në vitin 2020 ishte e jashtëligjshme.

Anketa, e kryer nga agjencia e lajmeve ‘The Associated Press’ dhe Qendra për Hulumtim të Marrëdhënieve me Publikun ‘NORC’, para ngritjes së aktpadisë të Xhorxhias të hënën, po ashtu tregon se rreth gjysma e amerikanëve – 53 për qind – pajtohen me vendimin e Departamentit të Drejtësisë për ta paditur zotin Trump rreth përpjekjeve të tij që të qëndronte në pushtet, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020.

Sipas anketës, 85 për qind e demokratëve pajtohen me akuzat e ngritura më 2 gusht nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, krahasuar me 47% të votuesve të pavarur dhe me 16 për qind të republikanëve. Në përgjithësi, 3 në 10 amerikanë nuk pajtohen me akuzat, përfshirë rreth dy të tretat e republikanëve.

Anketa sugjeron se aktpaditë e pashembullta ndaj një ish presidenti kanë ndikuar pak në polarizimin e elektoratit amerikan: shumica e amerikanëve nuk pajtohen me zotin Trump, por ai mbetet popullor në mesin e republikanëve.

Në përgjithësi, 35% e amerikanëve janë në favor të zotit Trump dhe 62 për qind nuk janë në favor të tij. Brenda kampit republikan, megjithatë, 7 nga 10 prej tyre e vlerësojnë ish Presidentin pozitivisht, ndërkohë 6 nga 10 thonë se dëshirojnë që ai të kandidojë sërish në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Anketa u realizua më 10-14 gusht. Në kohën kur u krye anketa, 51 për qind e amerikanëve besonin se zoti Trump kishte vepruar në mënyrë të jashtëligjshme në rastin e Xhorxhias, përfshirë rreth 16 për qind të republikanëve.

Zoti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje dhe thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, ndërkohë që po garon kundër Presidentit Biden.

Vetëm rreth 2 në 10 amerikanë – rreth 17% – thonë se kanë “shumë” besim në udhëheqësit e Departamentit të Drejtësisë. Ky nivel i ulët i besueshmërisë është i shtrirë përgjatë gjithë spektrit politik; vetëm 26 për qind e demokratëve, 14 për qind e të pavarurve dhe 7 për qind e republikanëve thonë se kanë besim në agjencinë e rendit dhe ligjit. Rreth gjysma e amerikanëve kanë “pak” besim në Departamentin e Drejtësisë dhe rreth një e treta “nuk i besojnë fare.” Republikanët i besojnë më pak se demokratët Departamentit të Drejtësisë, në raport 48 për qind me 18 për qind.

“Është e qartë që zoti Trump po garon për president dhe kjo administratë aktuale po bën çmos ta arrestojnë rivali politik dhe ta fusë në burg,” tha zoti Cary Arnold, republikan, 56 vjeçar, nga Marylandi. “Qoftë edhe sipërfaqësisht, kjo jep një përshtypje tejet të keqe. Diçka e tillë pritet të shihet në vendet e treta, që udhëhiqen nga diktatorët.”

Veprimet e zotit Trump nuk kanë kaluar kufirin, për të merituar akuza penale, thotë ai.

“Nuk kam parë asgjë të jashtëligjshme,” thotë zoti Arnold. “E di që njerëzit thonë se ka bërë gjëra të jashtëligjshme, por asnjëra nga gjërat që po i thonë nuk kanë kuptim.”

Ndaj zotit Trump janë ngritur katër padi penale, që nga muaji prill, por për amerikanët këto aktakuza nuk kanë peshë të njejtë.

Ndërkohë që rreth gjysma besojnë se zoti Trump ka bërë diçka të jashtëligjshme në trazirat e 6 janarit dhe rastin e Xhorxhias, përfshirë edhe rastin që ka të bëjë me dokumentet e klasifikuara të gjetura në shtëpinë e tij në Florida, dhe vetëm rreth një e treta e të anketuarve thonë se zoti Trump veproi jashtëligjshëm, kur sipas akuzës, fshehu pagesën për një grua, e cila thotë se kishte patur marrëdhënie me të, për të blerë heshtjen e saj.

54 për qind e të anketuarve mendojnë se me veprimet e tij pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, zotit Trump e ka dëmtuar demokracinë, 19 për qind thonë jo dhe një e katërta nuk besojnë në asnjërin opsion. Republikanët janë të ndarë për sa i përket ndikimit të veprimeve të zotit Trump: 43% thonë që ai mbrojti demokracinë, ndërsa 23 për qind thonë se e kërcënoi atë. Rreth një e treta e republikanëve nuk besojnë në asnjërin opsion. “Zoti Trump dhe shumë nga përkrahësit e tij thonë, se aktpaditë synojnë ta dëmtojnë atë në këto zgjedhje”, thotë republikani 60 vjeçar David Biggar nga Florida, që ka votuar dy herë kundër zotin Trump. “Por mendoj se ai po hetohet për veprime për të cilat duhet të gjykohet”, shton ai.

Amerikanët kryesisht nuk pajtohen me pretendimin e zotit Trump se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur. Shtatë nga 10 amerikanë thonë se Presidenti Biden është president i zgjedhur në mënyrë legjitime. Por, në mesin e votuesve republikanë, 57 për qind thonë se zgjedhja e zotit Biden ishte jolegjitime, krahasuar me 32 për qind të të pavarurve dhe 2 për qind të demokratëve.

Sipas zonjës Treasa Howell, republikane 58 vjeçare nga Mizuri, shumë nga akuzat ndaj zotit Trump tingëllojnë të vërteta, por ajo beson që janë të motivuara nga politika më shumë se sa nga drejtësia dhe se zoti Trump po bëhet shembull.

“Sinqerisht, nuk mendoj që dikush në arenën politike luan 100% drejt,” thotë zonja Howell. “Më duket sikur është një aktakuzë politike, por besoj plotësisht që është e vërtetë. Dhe ky është problemi që kam me zotin Trump.”

Por, nëse zoti Trump siguron emërimin nga partia republikane dhe përballet sërish me zotin Biden, “ndonëse me hezitim, do të votoja për të”, thotë ajo. /Voa/

Etiketa: Trump

Lajme të lidhura

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje
Botë

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë
Botë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit
Botë

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26
Para
Ana Kabashi merr vëmendje me fizikun atraktiv

Ana Kabashi merr vëmendje me fizikun atraktiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet
Breaking Views

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş