GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzat nga SPAK/ Avokati i Berishës tregon strategjinë: Ja si do veprojmë

19:08 - 24/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren Gjoka, avokati sqaron detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Genc Gjokutaj, i cili mbron ish-Kryeministri Sali Berisha në çështjen për privatizimin e kompleksit Partizani, tha në emisionin “Task Force” se në këtë çështje kemi të bëjmë me shkelje më flagrante të ligjeve, kushtetutës dhe procedurave, nga ana e SPAK dhe GJKKO.

“Ka një rrugë për deputetët që ndjek ligji, i cili çuditërisht në këtë rast është vepruar në shpejtësi dhe anashkalim të të gjitha procedurave dhe të shkelura në këtë mënyrë e bëjnë nul të gjithë zinxhirin procedural që vijnë mbrapa. Sepse masa e sigurisë e marrë në shkelje të ligjit dhe kushtetutës është nul. Detyrimi për paraqitje është gjithashtu nul i caktuar nga ai vendim i gjykatës”, u shpreh Gjokutaj.

Ai tha se ne kërkojmë që dhe SPAK dhe gjykata të ndjekin një proces të rregullt ligjor dhe kur këtu shkelet që në fillim parimet e një procesi të rregullt kushtetues dhe të paanshëm dhe objektiv të çështjes, këta mund të vazhdojnë me shkelje të tjera të ligjit dhe prandaj ne kemi bërë këtë kallëzim sepse e vërteta do të dalë.

“Nuk mundet që deputeti ti bëjë vetë këto detyra. Ka një rrugë për deputetët që ndjek ligji, i cili çuditërisht në këtë rast është vepruar në shpejtësi dhe anashkalim të të gjitha procedurave dhe të shkelura në këtë mënyrë e bëjnë nul të gjithë zinxhirin procedural që vijnë mbrapa.

Sepse masa e sigurisë e marrë në shkelje të ligjit dhe kushtetutës është nul.

Detyrimi për paraqitje është gjithashtu nul i caktuar nga ai vendim i gjykatës.

Nëse ne nuk do të bëjmë këtë shërbim juridik dhe ligjor në fillim dashje padashje kemi pranuar një proces të parregullt ligjor i cili asnjëherë nuk mund të shkojë tek e vërteta.

Ne po tentojmë që me instrumentat dhe mjetet që na jep ligji ta vendosim këtë proces në binarët e ligjit”, tha Gjokutaj.

Ai sqaroi se ditën e sotme pritej që gjykata të verifikonte ekzekutimin e masës për zotin Berisha, por nga ana e zotit Berisha është bërë një kallëzim për në SPAK dhe objekti i këtij kallëzimi penal është denoncimi dhe kërkim për fillimin e çështjes penale për gjykatësen Irena Gjoka për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas avokatit, vendimi i gjykatëses Irena Gjoka është një shpërdorim flagrant i detyrës nga ana e saj duke shkelur ligjin dhe kushtetutën.

“Siç jeni në dijeni gjykata kishte caktuar një seancë me objekt verifikimin e ekzekutimit të masës për zotin Berisha që siç dihet në vlerësimin e gjykatës ka marrë atë masën e detyrimit për paraqitje.

Jemi paraqitur të dy avokatët të pajisur me prokurë nga zoti Berisha. Para se ne të shkonim në seancë, nga ana e zotit Berisha është bërë një kallëzim për në SPAK duke e dërguar me postë se kështu e kanë procedurën dhe objekti i këtij kallëzimi penal është denoncimi dhe kërkim për fillimin e çështjes penale për gjykatësen Irena Gjoka për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kallëzim përshkruhet e gjithë procedura antiligjore e ndjekur nga gjykata në lidhje me procedimin e saj në mënyrë të drejtëpërdrejtë me kërkesë të SPAK duke shmangur procedurën parlamentare.

Ky kallëzim lidhet me konceptin e kufizimit të lirisë siç janë dy masat shtrënguese, që janë detyrim paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit.

Ligji, neni 73 i Kushtetutës dhe 288 i Kodit të Procedurës Penale, e thotë qartë që kur janë masa shtrënguese siç janë arrestim me burg, arresti në shtëpi apo çdo lloj mase që kufizon lirinë i drejtohet me kërkesë Kuvendit i cili merr në shqyrtim për dhënien për kalimin në seancë plenare për tu marrë kjo masë.

Këtu ka juristë që nuk e di se ku e mbështesin këtë histori që masa shtrënguese detyrim paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit nuk qenkan kufizim lirie. Këto janë kufizime të pjesshme por sigurisht që këto masa lidhen me lirinë personale të deputetit kanë domosdoshmërinë për të kaluar në Kuvend dhe kjo është e mbajtur edhe nga Gjykata e Strasburgut dhe ne do të sjellim praktikat edhe të Kartës së të Drejtave të Njeriut neni 5 i saj, pra e gjithë baza ligjore shkon në këtë drejtim.

Masat shtrënguese janë të tilla që kufizojnë lirinë dhe nuk mundet që një prokurori dhe një gjykatë të vendosë për një akuzë dy masa shtrënguese.

Nisur nga depozitimi i kallëzimit penal ku zoti Berisha e konsideron shpërdorim detyre dhe është shpërdorim i detyrës në mënyrë flagrante dhe ne si mbrojtës vlerësuam që kjo si shkak i rëndësishëm i anshmërisë së gjyqtares me një shkelje flagrante dhe me këtë arsye ne depozituam kërkesën për përjashtimin e saj në vazhdimin e këtij gjykimi dhe të gjitha kërkesave që do të bëhen deri në fund të hetimit që kjo gjyqtare të mos jetë pasi kjo gjyqtare që në rastin e parë ka shkelur ligjin dhe kushtetutën në një mënyrë flagrante dhe duke argumentuar ne kemi depozituar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares.

Ne jemi në pritje tani dhe do presim vendimin e gjykatës së parë për vendimin që do të japë për këtë gjyqtare”, tha ai.

 

 

Etiketa: berishaGjokutajKryesore1mbrojtjastrategjia

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Berisha: Janë shpenzuar 10 mln euro për “check up”, Rama ka shtrirë duart e zeza

Berisha: Janë shpenzuar 10 mln euro për "check up", Rama ka shtrirë duart e zeza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com