GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Akuzat për skandal seksual, reagon Tërmet Peçi: Kjo më ka ngacmuar…!

16:16 - 16/09/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat për skandal seksual, reagon Tërmet Peçi: Kjo më ka ngacmuar…!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë në DritareTV, Tërmet Peçi ka folur për herë të parë pas shpërthimit të lajmit për akuzat për abuzim seksual që dolën pak orë para zgjedhjeve të 11 majit.

Ai e ka konsideruar lajmin si “të shpifur” dhe ka treguar se publikimi i tij në atë moment ishte i qëllimshëm:

“Pak ora para kutisë së votimit nxorën një lajm shumë të shpifur. Kjo më ka ngacmuar. Mund ta kishin nxjerrë më parë, por pritën atëherë. Por ky lajm nuk ndikoi fare, sepse atje ku unë jetoj më njohin shumë mirë.”

Peçi ka kujtuar gjithashtu ngjarje të ngjashme që kanë ndodhur rreth 10 vjet më parë, kur portalet kishin publikuar lajme për fëmijët e tij asokohe adoleshentë:

“Para disa vitesh portalet po ngacmonin fëmijët e mi, që ishin adoleshentë. I gjeta numrin drejtuesit të portalit, e mora në telefon edhe më tha: ‘E di si është puna o kryetar, lajmi yt shitet.’ Pse ore me mua do bësh lekë ti? Këtu shteti vetë duhet të vërë dorë. Nëse ke diçka nxirre dhe unë përgjigjem. Por jo të më baltosësh vetëm për klikime.”

Ai ka theksuar se përdorimi i lajmeve të tilla për përfitime politike nuk është rruga e duhur:

“Kjo nuk është rruga e duhur, të baltosësh dhe të bësh politikë. Nëse do të bësh politikë, përballu me njerëzit.”

Kujtojmë se para fushatës së 11 Majit, një histori mes një punonjëseje bashkie dhe deputetit, Termet Peçi, qarkulloi në rrjete, si një aferë seksuale.

Në media u raportuan variante të shumta, madje u tha se bashkëshorti i punonjës së Bashkisë kishte kryer edhe një kallëzim penal ndaj kandidatit për deputet.

Elda Xhakollari, gruaja e përfolur në këtë ngjarje, duke përgënjeshtruar lajmet e qarkulluara kohët e fundit, shkruante se “bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-krybashkiakun e Tepelenës”.

“Dua te theksoj qarte se :BASHKESHORTI IM NUK KA BERE ASNJEHERE DEKLARATAT QE THUHEN NEPER MEDIA.Çdo fjale që pretendohet se eshte then prej tij është trillim, dhe per kete ceshtje do te ndiqen te gjitha rruget penale dhe civile kunder autorëve të shkrimeve shpifese, si dhe atyre qe i kane shperndare.Ky eshte nje sulm i koordinuar, i ulët dhe i tmerrshem jo vetem ndaj meje si njeri, por edhe ndaj familjen sime dhe veçanërisht ndaj femijeve te mi te mitur, te cilet jane ekspozuar padreitesisht ndaj kesaj dhune publike.Nuk do te lejoj me askënd te me perdore si “kavje”per t’u gjykuar neper portale qe bëjne “lajme” me kafe dhe komente Facebook-u.
Asnje hap nuk do te mbetet pa u ndjekur.Dinjiteti im,puna ime dhe familja ime nuk janë per t’u prekur.Dhe cdo njeri që ka menduar te me godase do te perballet me forcen e ligjit.
Ky nuk eshte vetem nje sulm ndaj meje si individ.
Eshtë një atentat ndaj te drejtes per privatesi, ndaj etikes, dhe mbi te gjitha, nje perpjekje per te me gjykuar publikisht pa asnje prove, ne mungese totale te te vertetes. Familja ime eshte lenduar rende, dhe ky dem nuk do te kaloje pa u trajtuar institucionalisht dhe ligjerisht”, shkruante ndër të tjera aktivistja e PS-së.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Termet Peci

Lajme të lidhura

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26
Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë
Aktualitet

Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

23:09 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve
Kosovë & Rajon

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Para
Shuhet Robert Redford legjenda e kinemasë amerikane

Shuhet Robert Redford legjenda e kinemasë amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga qendra e paraburgimit në Hagë ka folur për jetën politike në rast të një...

Lexo më shumë
Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

23:09 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

22:38 - 10/04/26
Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

21:51 - 10/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com