GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohen se pastruan 11 mln euro para krimi nga parajsat fiskale/ Kush janë të arrestuarit

10:46 - 20/12/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohen se pastruan 11 mln euro para krimi nga parajsat fiskale/ Kush janë të arrestuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një burrë dhe një grua janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës pasi akuzohen se gjatë 2 viteve, nëpërmjet kompanive fiktive guackë, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro. Paratë, e dyshuara të ardhura nga krimi, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta silleshin fillimisht në Shqipëri, më pas transferoheshin në Kanada.

Dy të arrestuarit me vendim gjykate janë Darin Gezdari, 34 vjeç banues në Tiranë dhe bashkëpunëtorja e tij Arlinda Marku, 41 vjeçe, e cila rezulton banuese në Lezhë.

Ata rezultojnë pronarë të 10 kompanive fiktive, kryesisht në fushën e konsulencës por që në të vërtetë akuzohen se vepronin për të bërë transferimin e parave.

“Këta dy persona u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj. Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale“, njoftoi policia e Tiranës.

Nga 10 kompanitë 7 ishin regjistruar në emër të Gezdarit dhe 3 të Marku. Policia sqaron se transferimi i 11 milionë eurove është bërë brenda 2 viteve.

“Nga këto veprime ka rezultuar se 2 shtetasit, gjatë periudhës 2021 – 2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan para me burime kriminale, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada”.

Nga hetimi i zhvilluar dhe provat e grumbulluara  prokuroria dyshon se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj, të lidhur me këtë aktivitet kriminal, për të cilët po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të tyre, informoi sot prokuroria e Tiranës.

“Vijojnë hetime të thelluara, për të përcaktuar burimin e kundërligjshëm të parave, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë, shqiptarë dhe të huaj, të implikuar në këtë skemë kriminale”.

Gezdari dhe Marku u arrestuan gjatë operacionit ‘Cost to cost’. Bashkë me arrestimin Gjykata e Tiranës kishte firmosur edhe vendimin për kontrollin e banesave të dy shtetasve. Hetimet disa mujore nisën nga referimet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, dy personat e arrestuar posedojnë 10 kompani, kryesisht me shërbime konsulence financiare, ligjore, në fushën e shërbimeve online, informatikës, kibernetikës, teknologjisë dhe madje shit-blerje mjetesh dhe dhënie me qira.

Kompanitë e Darin Gezdarit:

–Green Vieë Marketing
-Hyper Drive Service
-Information Business System IBS
-News Axis Solution
-New Moon Services
-Red Ridge Marketing
-Tech Ground Service

Kompanitë e Arlinda Marku:

–Multi Service Group
-International Business Consulting
-New Axis Solution
Etiketa: Arlinda MarkuDarin GezdariKryesore1Pastrim parash

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Revanshi Fury-Usyk, shuma marramendëse që do të arkëtojnë dy boksierët

Revanshi Fury-Usyk, shuma marramendëse që do të arkëtojnë dy boksierët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com